Kërko më tej
Fëmijët e dashurojnë tashmë...
Subcategories
Nga autori i librit bestseller i librit “48 ligjet e pushtetit', Robert Greene, vijne te qemtuara shkelqyeshem strategjite e luftes qe mund te na ndihmojne te fitojme mjeshteri ne boten moderne.
Ky liber konsiderohet nder me te miret per lexuesit e vegjel: Gjate leximit qeshni, - pas leximit iu shtohet humori dhe aftesia per tu perballur ne jete. Sam Copeland eshte nder autoret me te pelqyer. Ndersa lexuesi vogel shqiptare do te shijoje perkthimin plot finese te Ilir Baçit.
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë. Libri “Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur” përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara...
Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Mbi të gjitha, ky roman është një letër dashurie për Amerikën, peizazhet e saj dhe kulturën vendase, me premtimin e një jete të re – apo trupon pa jetë të një të vjetre – janë të gjitha pas kthesës më të parë që ndesh.
I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar...
Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për koniktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konikti.
Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...
"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.
Vjen në shqip një thriller tjetër nga autori i romanit thriller “Engjëjt e Hamurabit”. “Gjuetari i shtrigave”, libri i parë i serisë thriller me protagoniste detektiven Xhesika Niemi, është Neë York Times dhe Spiegel Bestseller. Po përkthehet në 40 gjuhë të ndryshme dhe së shpejti do të jetë edhe serial televiziv në Hollywood nga Greg Silverman i Stampede...
Një histori që do t'ju bëjë të qeshni, të mendoni dhe të shqyeni sytë nga habia; dhe ajo çka Olga do të mësojë bashkë me shokët dhe lexuesit e të gjitha moshave është e sigurt: kur rritesh, mund ta përballosh jetën me guxim dhe dashuri, vetëm nëse mbetesh paksa fëmijë në shpirt.
"Aq sa të bën për të qeshur, po aq edhe ta copëton zemrën." Charlie Brooker "Një libër i mrekullueshëm, me humor therës dhe të thëna pa dorashka." Dawn French
Nje nga librat me te pelqyer te vitit te Barak Obames, perzgjedhur si libri me i mire i vitit 20201 nga The New York Times, Washington Post, NPR, People, Time Magazine, Vanity Fair dhe Glamour. Ky liber ka qene ne listen finale te vitit 2021 te Woman’s Prize
NË LIMB është një histori dashurie dhe humbjeje, vdekjeje dhe qëndrese, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona.
Piktori i famshëm zvicerano- gjerman, Paul Klee, veprën e tij Alphabet I (1938), e pikturoi mbi faqen sportive të gazetës zvicerane National Zeitung. Shkronja O e alfabetit ra mbi emrin e qendërsulmuesit Genia Walacek, duke e fshirë përgjysmë.
Bora Kërtusha di ta bëjë rrëfenjën sa më tërheqëse për syrin e lexuesit, duke prekur në nëntekstet e këtij romani problemet e kohës të marrëdhënieve familjare dhe të dashurisë. Ajo që e bën të veçantë si shkrimtare, Bora Kërtushën, është aftësia e saj për të qëndruar në distancë nga personazhet që krijon. Ajo i zotëron situatat dhe batutat e tekstit si të...
Bashkoju kujt ka gjetur tashmë frymëzim dhe udhërrëfim te mësimet e dr. Peterson-it. Zbulo në këtë libër me fuqi të pazakontë rregullat sa të thjeshta aq edhe të thella për të ftilluar vetveten, për të vënë shtëpinë në rregull dhe për të mbarësuar botën duke mbarësuar më së pari veten.
Ky studim sjell shumë informacion të reja te pabotuar me parë. Teza e prejardhjes pellazgo-ilire ka një rëndësi te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate gjithë kohës, nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga historiografia komuniste shqiptare.
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Mira Meksi vazhdon ta mbajë të mbërthyer lexuesin në magjinë e novelave dhe tregimeve të saj në librin e ri “Hakmarrja e Kazanovës”.
Ne kete vellim perfshihet e gjithe korrespondenca qe poeti i madh shqiptar pati me rrefimtarin dhe studiuesin Mitrush Kuteli. Këtu botohen letra të periudhës 1928 – 1941, ku një pjesë e tyre janë përkthyer nga rumanishtja në gjuhën shqipe.
Në këtë vepër prej 206 faqesh, autori paraqet me hollësi jetën familjare të poetit, veprën që shkroi dhe aspekte të historisë së tij.
Lucinda e sagës 7 motrat vjen me një roman të ri në shqip: Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.
Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.