Pushkini – jeta dhe veprat Shiko më të madhe

Pushkini – jeta dhe veprat

Spiro Mehilli A-000031

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vepër prej 206 faqesh, autori paraqet me hollësi  jetën familjare të poetit, veprën që shkroi dhe aspekte të historisë së tij.  

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928319296

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kjo biografi nis me lindjen, fëmijërinë, shkollimin e tij në Liceun Shtetëror në Carskoje Sjello, shkëlqimin e tij si poet i ardhshëm, jetën  në Sank Petërburg në vitet 1817-1820, ku, tek ai fillojnë shpërthimet rinore që nuk i pëlqyen  Sovranit,  Aleksandrit I, që u detyrua ta largonte në jug të vendit. Ky largim i takon viteve 1820-1824 ku ai filloi të shkruante  veprat e tij  të para, midis të cilave  “Rusllani dhe Ljudmilla”, “Ciganët” dhe  “Shaterivani i Bahçisarait”.  

Pastaj filloi faza e dytë. Sovrani,  Aleksandër  I vendosi ta kthente  poetin në fshatin Mihaillovskoje (1824-1826), ku, midis të tjerashai  shkroi dramën tragjike “Boris Godunov”. Në vitet 1827-1828, me urdhër të Nikollait  I,  atij ju  lejua  të jetonte dhe të lëvizte i lirë në Moskë dhe në Petërburg, ku shkroi veprat  “Polltava” dhe “Arapi i Pjetrit të Madh”.

Me mjaftë mjeshtëri autori  na jep udhëtimin e poetit në Erzurum që u quajtë Vjeshta  Boldinase (1829-1830), ku midis shumë veprave  që ai shkroi, vlen të përmendim  “Mozarti dhe Salieri”, “Kërxhalliu” dhe “Novelat e Ivan Petroviç  Bjellkinit”, për të kaluar tek vitet e fundit të jetës së  poetit (1831-1837) ku përfudoi veprat madhore “Kalorësi prej Bronzi”, “Dubrovski”, Dama Maç” (në rusisht Pikovaja Dama”, “Vajza e Kapitenit”, “Historia e Pugaçovit” dhe mbi të gjitha, romanin në vargje “Eugjen Onjegin”.

Në rrjedhën e këtyre viteve autori flet për aventurat e Pushkinit, fejesën dhe martesën me vajzën më të bukur të Moskës, Natali Gonçarovën, xhelozinë e tërbuar të tij për dyshimet që i lindën mbi marrëdhëniet e të shoqes me Sovranin, Nikollai I  që u quajt dhe “Dueli i Pavdekësisë”.

Megjithëse vepra nuk kishte për qëllim t’i kushtohej dhe poezisë pushkiniane që arrin në mbi 800 poezi, por, tek-tu jep edhe ndonjë të tillë ku mund të përmendim  poezinë për Ana Kernin, që mbahet si poezia më e bukur që ndodhta një mashkull i ka kushtuar ndonjë femre. Mjaft tragjike jepet në fund dueli dhe mendimet e bashkohësve. 

Në këtë libër janë të gjitha veprat që Pushkini ka shkruar nga viti 1820 deri më 1837.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe210
ISBN9789928319296
RedaktoriIzet Culli
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë