Vellezerit Karamazove 2 (SC-FNK) Shiko më të madhe

Vellezerit Karamazove 2 (SC-FNK)

Fjodor M. Dostojevski FNK0224

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar hidhet në veprim. Ndaj dhe vëllimi 12 është nga faqja e parë deri në fund, ku shpaloset një furtunë e vërtetë.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928251039

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Tashmë ka ardhur ora: ka rënë gongu. Kemi tjetër shpejtësi, tjetër përbindësh hyn në skenë. Vrasja përcaktuese e atit, ka ndryshuar rrjedhën. Mitja, djali i dytë i Karamazovëve, duket sikur është Raskolnikovi i "Krim e ndëshkim". Aljosha duket si Princi Mishkin i "Idiotit", të tjerë duken si personazhe te "Djajtë".

Një veprim që ecën me shpejtësi skëterrë dhe krijon një mjedis të përsosur pë të parë "atëvrasësin", dashnorin e marrosur, njeriun e veprimit; po edhe për të gjetur urtësinë e vëllait të magjepsur nga filozofia e murgjve, i cili depërton thellë në psikikën e shkalafitur të vëllait "kobure".

Po personazhet e tjerë? Skenat magjepsëse në pijetoren e fshatit të largët, epshi, ulërimat, frika, gjithçka bëhet me një nxitim të etur dhe të mbuluar me tym. Jo tym çfarëdo! Pastaj gjyqi, skenat e madhërishme, elegante, me një mbrojtje logjike dhe elegante, shpërthimet e herëpashershme, me një lartësi të paarritshme.

Po me këtë ethe mbyllet romani dhe vepra e madhe, i cili jo thjesht lexohet por edhe shikohet si një magji e mrekullueshme, me sytë e mendjes...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe662
ISBN9789928251039
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhemile Zykaj
RomanPsikologjik