Fjodor M. Dostojevski LG0325
Libër i ri
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira
10920 Artikuj
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
| ISBN | 9789928389350 | |
"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit. Romani u mendua nga Dostojevski si pasqyrim i vrasjes ideore të kryer nga studenti i varfër Raskolnikov.
Në të shkrimtari trajton konfliktin, në themel të të cilit qëndron lufta e ideve. Dostojevski bën analizën më të thellë të gjendjes së personazhit në momentin më të tensionuar e të turbulluar të jetës së tij. Në momentin e vrasjes ai zbulon botën e tij shpirtërore në periudhën para dhe pas kryerjes së krimit. Personazhi kryesor i romanit është Rodion Raskolnikovi, një djalosh i pashëm, student i përjashtuar nga universiteti për shkak të varfërisë.
Burimi i vetëm i jetesës së tij ishin paratë, të cilat ia dërgonte nëna jo e pasur. Raskolnikovi banon nën strehën e një shtëpie të madhe disakatëshe, në një dhomë të ngushtë e të ulët, që i ngjan varrit në vetmi të plotë, duke iu shmangur njerëzve dhe çdo komunikimi. Ai nuk ka as punë e as miq të gatshëm që ta ndihmojnë. Kjo gjendje e shqetëson shumë personazhin, ndikon negativisht në psikikën e lëkundur.
Atij i merret fryma në qytetin e nxehtë, mbytës e tërë pluhur. Ai ishte i shtypur nga Petërburgu, qyteti i "gjysmë të çmendurve". Atë e rrethojnë vetëm të varfër, pijanecë, që e derdhin dëshpërimin mbi fëmijët. Njeri i mirë, bujar, i cili përjeton me dhimbje të gjitha padrejtësitë, i cili turbullohet para vuajtjeve njerëzore, Raskolnikovi kupton padrejtësitë e botës që e rrethon. Ai dëshiron të ndryshojë botën për mirë, dëshiron të bëjë mijëra punë të mira, dëshiron t'u sjellë njerëzve të mira dhe t'i ndihmojë. Dhe ai është gati të marrë mbi vete vuajtjet e tyre, të ndihmojë ata me çmimin e fatkeqësisë së vet.
Duke arritur në pikën më të thellë të dëshpërimit, Raskolnikovi nxjerr një ide të tmerrshme, sipas së cilës, çdo njeri me shpirt të fortë, për arritjen e qëllimit fisnik ka të drejtë të zhdukë të gjitha pengesat në rrugën e vet në çdo lloj mënyre, përfshi këtu grabitjen dhe vrasjen. Ai shkruan një artikull, në të cilin shtjellon teorinë e vet, sipas së cilës të gjithë njerëzit mund t'i ndash në dy grupe: "njerëz të zakonshëm" dhe "njerëz, të cilët kanë dhunti e talent të thonë në ambientin përreth fjalën e vet të re". Dhe këta "njerëz të veçantë" nuk mundet të jetojnë sipas ligjeve të përgjithshme. Ata kanë të drejtë të kryejnë krime për hir të realizimit të qëllimit të vet fisnik, për hir të "shkatërrimit të së tashmes në emër të së mirës".
Ai beson se personaliteti i madh është i pagjykueshëm. Raskolnikovin e shqetëson pyetja: "Vallë jam unë si të githë, apo...? Krijesë që dridhem apo kam të drejtë?" I gjendur nën pushtetin e idesë së vet, ai e fut veten te njerëzit "e jashtëzakonshëm" dhe duke ndjekur teorinë e vet mendoi të vriste plakën e pangopur, e cila blinte apo mbante peng sende kundrejt parave, ndërsa me paratë e grabitura të kryente punë të mira, të shpëtonte nga mjerimi të afërmit e vet. Por pavarësisht se Raskolnikovi e justifikoi këtë mendim sipas teorisë së vet, ai nuk vendos menjëherë për vrasjen. Në shpirtin e personazhit zhvillohet një luftë e brendshme e ashpër.
Nga njëra anë ai beson në vërtetësinë e teorisë së vet, nga ana tjetër nuk mund të dalë mbi ndërgjegjien e vet. Megjithatë, këtë të fundit ai e quan dobësi, të cilën duhet ta kapërcejë. Ëndrra e Raskolnikovit del më e fortë dhe ai vendos të kryejë krimin, por vendosi jo për hir të parasë, por me qëllimin "të provojë veten", aftësinë për të dalë mbi jetën e vet, siç e bëri këtë Napoleoni. Ai vret pa dashur të pajtohet me moralin e kësaj bote, ku të pasurit e të fortët përbuzin dhe varfërojnë të dobëtit, ku mijëra jetë njerëzish vdesin nga mjerimi.
Raskolnikovit i duket se me këto vrasje ai lëshon një thirrje simbolike kundër të gjithë atij morali skllavërues, të cilit njerëzit i nënshtroheshin prej shekujsh: moralit që pohon se njeriu është vetëm një morr i pafuqishëm. Por vrasja e plakës zbulon se te vetë Raskolnikovi fshihej ëndrra krenare, egoiste për sundimin mbi "krijesën që dridhej" dhe "mbi tërë folenë e milingonave njerëzore". Ëndërrimtari që mendon me tërë krenari që të ndihmojë me shembullin e vet njerëzit e tjerë, del Napoleon potencial, i përvëluar nga egoizmi i fshehtë që i sjell kërcënim njerëzimit. Në këtë mënyrë rrethi i mendimeve dhe veprimeve të Raskolnikovit mbyllet tragjikisht. Si realizoi qëllimin e vet, Raskolnikovi kuptoi që vrau edhe vetveten. Ai kapërcen mbi zakonet morale dhe fetare.
Ai e ndien se dhuna e ushtruar mbi natyrën e vet morale është një mëkat më i madh sesa vetë akti i vrasjes. Kjo është, në fakt, vrasja e vërtetë. Nga momenti kur Raskolnikovi lëshon sëpatën mbi kokën e plakës dhe Lizavetës, për të nisin vuajtjet shpirtërore. Por kjo nuk ishte pendim, por të kuptuarit e dëshpërimit të vet, pafuqishmërisë, ndjenja torturuese e "mbylljes dhe ndarjes me njerëzit". Raskolnikovi papritur kuptoi qartë se tashmë për asgjë, kurrë dhe me askënd nuk duhej të fliste.
Personazhi nuk parashikoi se çfarë mundimesh dhe vuajtjesh shpirtërore do t'i shkaktonte atij vrasja. Ai nuk e kuptonte se një njeri i vetëm nuk është në gjendje të ndryshojë jetën e të gjithë njerëzimit, se duhej të luftonte kundër të gjithë sistemit, shoqërisë dhe jo vetëm me një plakë të pangopur. Duke vrarë njeriun, Raskolnikovi u bashkua me atë shoqëri amorale të cilën e urrente.
Autori e detyron Raskolnikovin të përjetojë dhimbshëm shembjen e ëndrrave të veta dhe të heqë dorë nga rebelimi individual. Farë për mbirjen e ekzistencës së re për Raskolnikovin bëhet dashuria e tij për një njeri tjetër, për Sonja Marmeladovën. Fatet e tyre bashkohen në momentet më tragjike të jetës për të dy. Sonja, e gjendur në gjendje të rëndë është e detyruar të shesë trupin. Megjithatë ajo nuk e humb fytyrën njerëzore.
Ajo i respekton njerëzit dhe ndjen keqardhje të madhe për ta. Ajo është besimtare dhe njerëzit i do me dashuri të sinqertë. Ajo, me urtësinë dhe dashurinë e vet, e bindi Raskolnikovin të kuptonte atë që kishte bërë dhe të pendohej para njerëzve dhe Perëndisë. Pikërisht në saj të Sonja Marmeladovës, personazhi arriti të pendohet e t'i kthehet jetës normale. Autori e dënon dhe e justifikon personazhin e vet. Dostojevski e donte personazhin e tij, dhe kjo dashuri i dha atij mundësinë ta mëshironte dhe të vazhdonte rrugën bashkë me të.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 595 |
| ISBN | 9789928389350 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sokrat Gjerasi |
| Roman | Psikologjik |
Idioti, kryevepër e madhe, subjekt interesant, personazhe të gdhendur deri në skalitje, durim i pashembullt, filozofi e thjeshtë ndonëse pansllaviste, psikologji e hollë krejt njerëzore, ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje
Të fyer dhe të poshtëruar, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara
A mund të mos jetë edhe "Djajtë" një kryevepër e letërsisë? Padyshim që PO. Veçse për arsye thjesht përshkallëzimi, si statistikë, ti (kushdo) mund ta këtillosh një nga veprat e mëdha të shkrimtarit të jashtëzakonshëm rus. Se këtu filozofia, subjekti, jeta, presonazhet dhe veprimi i tyre, janë vetëm një trup. Idetë lëvizin shpejt dhe ti fiton një tjetër...
Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore), te "Kumarxhiu" duket sikur triumfon vetvetja me një shpërthim të hatashëm
Në këtë vëllim përfshihet "I martuari i përjetshëm". Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore)
Ka ndodhur diçka e papritur që shoqërohet nga një i panjohur. Është prishur balanca e brendshme e njeriut. Dhe kjo bie në sy menjëherë. Vetëm një shkrimtar i madh si Dostojevski mund të endet në këto ujëra subjektesh, ide sociale të reja (për kohën) dhe i vetëdijshëm se kështu i vjen në ndihmë shoqërisë. Dialogu i shkathët, plot sarkazëm dhe dinjitet,...
Krim e ndëshkim! Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin
Ne kete roman janë letrat e famshme të dashurisë, botuar fillimisht në fletoret e kryeqytetit: të ngrohta, plot dashuri të sinqertë, që kulmojnë me ndjenjën e pastër e të sinqertë.
Novelat e Dostojevskit janë një krijimtari mjaft interesante. Si të thuash Dostojevski i ka shkruar si për t'u shlodhur. Jetë në vetme, Net të bardha, Netoçka Nesvanova, E druajtura, Heroi i vogël, Një ndodhi e pështirë, Krokodili. Disa prej tyre konsiderohen romane të shkurtër.
Dostojevski përshkruan vitet e punës në kampin e përqëndrimit (burgjet cariste të Siberisë) ku edhe vet autori kaloi një kohë të gjatë. Puna e rëndë. Ushqimi i keq, lodhja e përbindshme, të qenit njeri dhe përsëdytja e personalitetit - janë përshkrime mahnitëse
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Madhështisë romaneve të Fjodor Dostojevskit i shtohen si gurë të çmuar edhe tregimet dhe novelat. Ky vëllim është përgjedhur nga enti botues "Mësonjëtorja" me pjesët më të mira të prozës së shkurtër
Ky është romani në të cilin mishërohen, në trajtën më të plotë, parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë.
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Fjodor Dostojevski mbetet ndër shkrimtarët më me ndikim edhe në ditët tona. Tashmë, ai ka hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe bën për vete me miliona lexues me rrëfimin e tij të thellë, depërtimet psikologjike tek qenia njerëzore, me idetë që përcjell, etj. Prandaj, këto 15 vëllime, botim special me kapake te trashe (hard cover) nga pjesa më e...
“Kumarxhiu” është një ndër romanet që trajton dramën që shkakton bixhozi tek njerëzit: I përshkruar përmes depërtimeve të thella psikike, kjo vepër ka arritur të fitojë mendjet e miliona lexuesve edhe pas më shumë se se një shekulli
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Ky roman dha shenjat e para të gjenisë së Dostojevskit, pas të cilit do të vinin kryevepra të tilla si “Vëllezërit Karamazovë” apo Idioti”. Mjeshtror në rrëfim, tronditës në ngjarjen që rrok, ky libër u përkthye nga Nazim Saiti në vitin 1978, teksa ndodhej në burgun e Burrelit
Në gjuhën shqipe vjen në një variant të dytë Krim dhe ndëshkim, një nga romanet më të mira të Dostojevskit.
Nje tjeter kryeveper e Fjodor Dostojevskit vjen ne shqip, nen perkthimin nga origjinali nga Myzejen Shapllo
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira
Libri “Njerëz të varfër”, është libri i parë i autorit ku menjëherë spikati forca e thellë depërtuese në psikologjinë e personazheve.
Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail...