Ligji i shkretetires Shiko më të madhe

Ligji i shkretetires

Wilbur Smith BUE079

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

«Ligji i shkretëtirës» i Wilbur Smithit nuk vuan nga ndjenja e madhështisë, zërat e brendshëm pëshpëritin ngado. E dukshme dhe e padukshme, me karaktere me fenomene mjaft interesante (thembra e Akilit në tensionin që mbart romani), përfshirë edhe nga dobësia njerëzore... Nuk ka në prozën e Wilbur Smithit mungesë figurash pa fenomenin e vrullshëm ngjizur me kaq shumë zjarr pasioni. Pa këtë simbiozë të njeriut dhe shpirtit të aventurës, nuk do të kishim dot «Ligjin e Shkretëtirës»...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928030825

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

«Ligji i shkretëtirës» i Wilbur Smithit hapi një tjetër sipar në një humbëtirë të domosdoshme, herë në tokë e herë në det. Personazhet shkelin në troje që të mbyt pluhuri dhe ngrihet ajo që ka mbetur në kulimat e fshehta që luhet si një subdominancë e domosdoshme. Aty mungojnë ata personazhe që jemi mësuar ti gjejmë zakonisht në vepra letrare, sepse këtu kemi tjetër ritëm temporitmikë, ngjarje, si çdo aventurë ala Wilbur Smith. Ska prift, ska të ngrëna pas meshës, as mjaltë që derdhet rrugë,ka gjak, thikë të mprehtë, dinamikë, motiv i ndezur etj. Ato shfaqen ndonjëherë shkarazi, që vijnë si në fshat... Si mund të ndodhin këto? Edhe gjërat më tepër se gjithçka humbet për pak kripë, apo për pak sheqer, gjërat e domos­doshme të jetës. Po më pas e gjejnë rrugën të humbur. Çkishte ngjarë? Asgjë e veçantë e që të mbetet në mendje. Kjo është si çdo his­toria jete, po Smithi i thellë dhe i saktë në theksimin e aventurës mbështetet fort te fakti, Kjo të kujton elementin e fshehur brenda subjektit me një shkallë besueshmërie të lartë. Ai i çmon aq sa duhet episodet që ndihen dhe nuk janë shkruar fare, që ti marrim me mend. Dhe kjo sigurisht e bën këtë roman të veçantë si gjetje artistike. Një thelb i mundshëm për ta kuptuar më mirë veprën.

Të dhëna

Faqe400
ISBN9789928030825
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani