Wilbur Smith BUE146
Libër i ri
Në librin Gjëmimi i bubullimës rimerren ngjarjet e lëna në Kur ushqehen luanët, duke vijuar kështu sagën e Courtney. Sean Courtney dhe i biri Dirk kuptojnë se lufta është gati për të filluar. Sean bie në dashuri me një grua që quhet Ruth.
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 9789994339280 | |
Wilbur Smith ka lindur në vitin 1933 në Rodezinë Veriore (Zambia aktuale), por është rritur dhe ka studiuar në Afrikën e Jugut. I është përkushtuar me kohë të plotë krijimtarisë letrare që nga viti 1964, pas suksesit që korri me romanin Fati i luanit dhe, qysh atëherë ka publikuar një numër të madh romanesh, bazuar me kërkime të kujdesshme dhe eksplorime pasiononte bërë në çdo kënd të planetit. Është pjesëmarrës i përhershëm në klasifikimet e librave më të mirë në të gjithë botën dhe është quajtur mjeshtri i pakundërshtueshëm i aventurës. Dashuria, lufta, pushteti. Një aventurë e vetme, plot pasion, në skenën e madhërishme afrikane. Shon Kortnej po lë pyllin pas katër vjet elefantësh; ka me vete një ngarkesë fildishi, shumë pasiguri dhe të birin, Dirkun, rritur në shkollën e savanës. Në qytet Shoni gjen luftën që ka nisur kundër boerëve dhe anglezëve, por gjen edhe adhurimin e së ëmës dhe mllefin e të vëllait, miqësi të vjetra dhe urrejtje të pashkueshme, pará, sukses dhe dashurinë e vështirë të Ruthit. Shoni duhet të luftojë në të gjitha frontet për të mbrojtur jetën e tij, ndjenjat e tij dhe të mirat materiale, si në fushën e betejës, ashtu edhe në ambientin tregtar, nga zilia e një bote armiqësore, tepër e ngushtë për një gjuetar të lirë e të vetmuar... Prof. Dr. Adriatik Kallulli
| Faqe | 408 |
| ISBN | 9789994339280 |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ilir Papa |
«Një aventurë madhështore dhe një tregim i përsosur!» shkruar «Times». Ndërsa «Washington Post» shkruan: «Wilbur Smith dhe Vijtë e Nilit janë një fat, një aventurë, një personazh, një përsosmëri e mrekullueshme, e rëndë dhe që të mban në krahë.» «Aksion, vetëm aksion, një lëvizje e vetëtimtë dhe një të shkruar po aq veprues: ky është Wilbur Smith, ky...
«Dhelpra e Artë» e Wilbur Smithit, më të madhit mjeshtër të aventurës në kohë tonë, të rrëmben men njëherë. Thonë që motivi i Smithit është: Ta mbërthejë për fyti dhe të mos e lëshojë atë deri në faqen e fundit. Dhe ai si mjeshtër e arrin gjithnjë këtë. Personazhet bëjnë po atë jetë, të rinj, duke mbajtur entuziazmin e duhur, ndonëse nuk heqin dorë nga...
«Ligji i shkretëtirës» i Wilbur Smithit nuk vuan nga ndjenja e madhështisë, zërat e brendshëm pëshpëritin ngado. E dukshme dhe e padukshme, me karaktere me fenomene mjaft interesante (thembra e Akilit në tensionin që mbart romani), përfshirë edhe nga dobësia njerëzore... Nuk ka në prozën e Wilbur Smithit mungesë figurash pa fenomenin e vrullshëm ngjizur...
I pasur me hollësi historike drithëruese dhe i mbushur me fuqi të papërsëritshme rrëfimi Triumfi i diellit është më e mira e mjeshtërisë së Wilbur Smithit.
Përsëri Afrika, me skenarët e saj të një bukurie madhështore, qëndron sfond i këtij romani të paharrueshëm.
Lexon me një frymë romanin e shkëlqyer të Wilbur Smith Papirusi i Shtatë dhe vë buzën në gaz, për të mos thënë se mbetesh pa frymë. Të gjitha të pëlqejnë në këtë libër: subjekti, figuracioni, paralelet me historinë e vjetër si dhe brutaliteti i egër i historisë së re, dashuria, ndonëse shumë gjëra duken false, një sprovë e dështuar për të paraqitur...
«Engjëjt qajnë» është një histori në dy kohë. Wilbur Smithi, autori, përveç që qëndron në pozicionin e tij të gjithnjëshëm, bir i Afrikës dhe njohës i përkryer i aventurës, tregohet po aq i zoti në ndjenjat e vërteta, njohës i shpirtit njerëzor, që ngrihet lart në hapësira që pakkush i ka hulumtuar.
«Asegai» është nga veprat e fundit të Wilbur Smithit. «Ky libër, shkruan një tjetër shkrimtar i madh, Stefen King, është një nga romanet historikë më të mirë. I tillë është Wilbur Smith. Ky kalorës modern i shkrimtarëve të shquar.»
«Perëndia e lumit» ose «përjetime të gjalla... përshkrimet e Smithit nuk ngecin askund në 600 faqet e tij... Perëndia e lumit ka një vrull të pandalshëm», shkruan Observer. Dashuria e doktor Duraid in al Samma i departamentit Egjiptian të Antikiteteve hapi dhe hyri në një varr në bregun perëndimor të Nilit në luginën e Fisnikëve. Sidoqoftë dr. Simma e...
Lexon me një frymë romanin e shkëlqyer të Wilbur Smith Papirusi i Shtatë dhe vë buzën në gaz, për të mos thënë se mbetesh pa frymë. Të gjitha të pëlqejnë në këtë libër: subjekti, figuracioni, paralelet me historinë e vjetër si dhe brutaliteti i egër i historisë së re, dashuria, ndonëse shumë gjëra duken false, një sprovë e dështuar për të paraqitur...