I ri Gjenerali pa yll Shiko më të madhe

Gjenerali pa yll

Grigor Banushi BDI0744

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjenerali pa yll është romani i nëntë i shkrimtarit Grigor Banushi. Ngjarjet zhvillohen në ditët tona, në mjediset e Bunkerit Antibërthamor rrëzë Malit të Dajtit.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816047

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njëzet e një gra e burra kanë mbetur të bllokuar brenda mureve të Bunkerit gjigant, ku janë të detyruar të bashkëjetojnë, por edhe të ndajnë me njëri-tjetrin ushqimin, ujin, ajrin, vuajtjet dhe mendimet.

Mes personazheve të larmishme të moshave e profesioneve të ndryshme, që vijnë nga treva të ndryshme të vendit, spikat Trajan Kondi, një ish-ushtarak, ish-partizan dhe më vonë drejtues në ushtrinë shqiptare. Karriera e tij ushtarake ndërpritet pasi shpallet armik dhe dënohet me shumë vite burgim.

Të gjitha peripecitë e jetës formojnë tek ai njeriun e paepur, që u qëndron deri në fund besnik idealeve të veta.

Trajan Kondi mbetet një kolonel i përjetshëm i ushtrisë shqiptare dhe nuk arrin kurrë të gradohet gjeneral. Pavarësisht prej kësaj, njerëzit gëzojnë respekt për figurën e tij, ndaj e thërrasin me gradën më të lartë të ushtarakut në Shqipëri, të cilën, ndonëse nuk e mori, e meritonte prej kohësh.

I mësuar kurdoherë në komandë dhe në krye të situatave të vështira, Gjenerali kryen edhe aktin e tij të fundit në shërbim të njerëzve, të atyre me të cilët fati e mbajti të ngujuar në bunkerin prej hekuri e betoni.

Duke e ndier veten përgjegjës njëlloj si të ishte në luftë, Trajan Kondi thur plane dhe lufton për shpëtimin e njëzet e një njerëzve të ngujuar në Bunker.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe376
ISBN9789928816047
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori