I ri Cmim i reduktuar! Pasanike te varfer Shiko më të madhe

Pasanike te varfer

Grigor Banushi A-000569

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në faqet e romanit shpaloset dashuria, shpresa dhe ëndrrat, të cilat herë duken të realizueshme e herë mbeten iluzione e gati shuhen. Por shpresa vdes e fundit, e aq më tepër dashuria që nuk vdes kurrë. Është pikërisht kjo dashuri që i mban dhe u jep zemër Orestit dhe Gretës për të besuar tek ëndrra e tyre, që kjo ëndërr të mos mbetet në sirtar, por të bëhet realitet.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928335715

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për të arritur synimin e tyre, dy të dashuruarve të përjetshëm u duhen shumë mund e sakrifica, por mbi të gjitha u duhet besim, besim që do t'ia arrijnë qëllimit dhe sidomos besim tek njëri-tjetri për të vazhduar rrugën e nisur, duke kapërcyer çdo pengesë e vështirësi.

Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Tema e romanit Pasanikë të varfër është "Kthimi i pronës tek i zoti", një nga temat që i ndeshim pareshtur në realitetin tonë. Madje mund të jetë edhe kryetema e tranzicionit të zgjatur shqiptar. Por kur? Kjo është pyetja që mundon Orestin, Gretën dhe shumë të tjerë. Kur do të marrë fund sfilitja sizifiane dhe ëndrra e tyre të bëhet realitet?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe256
ISBN9789928335715
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller