Instituti i Komunikimit Medius BG0052
Libër i ri
Medius është revistë e re që në numrin e parë ka sjellë këndvështrime rreth dhunës, në plane shumdimensionale: Historia, kultura, emocionet, frikërat, trysnia sociale, idetë politike, padrejtësia. Autorët që kanë shkruar në këtë numër: Redi Shehu, Klementin Mile, Ergys Mërtiri, Emine Sadiku, Selami Xhepa, Kim Mehmeti, Milazim Krasniqi, Fitim Zekthi, Armando Bora, Fabian Zhilla, Agim Baçi, Brenton Kotorri, Ervin Qafmolla dhe Elton Hatibi
900 Artikuj
Parathënie
Litarthi i komunikimit na ka mbështjellë të gjithëve, herë si aktorë e herë si spektatorë. Në një situatë të tillë është thuajse e pashmangshme të mos i kushtosh vëmendje formave të sotme të komunikimit dhe ndikimit të jashtëzakonshëm në jetën e gjithsecilit.
Raporti me fjalën dhe imazhin ka marrë një dimension të ri në “Shoqërinë e spektaklit”, siç e quan sociologu Guy Debord shoqërinë e sotme, të mbështetur në botën e imazhit. E si pasojë e trysnisë që ushtron spektakli dhe informacioni në jetën tonë si individ dhe si shoqëri, është e nevojshme të ketë një debat të shumanshëm, pasi askush nuk mund t’i shmanget këtij realiteti që ndikon thuajse në çdo fushë të jetës njerëzore.
Si pasojë e furisë së komunikimit janë vënë në një diskutim të përbotshëm konceptet mbi tolerancën, mbi të drejtën, mbi dhunën, mbi demokratizimin e jetës, e sidomos mbi ngjyrimet e shumta që merr informacioni nga dhënësi te marrësi. Ky realitet i ri ka nevojë për një debat sa më të hapur, pasi mjaft mesazhe kanë nevojë të dekodifikohen për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme që kanë në jetën e përditshme njerëzore.
Revista “Medius” kërkon të jetë një tryezë e hapur për një udhë diskutimesh me qëllim që debatet e sotme të përbotshme të kenë qasje edhe për publikun shqiptar. Revista synon hulumtimin e disa temave që besojmë se kanë edhe interesin më të madh publik edhe për secilin nga ne pasi janë fenomene të pashmangshme e, si të tilla, edhe të domdoshme për t’u njohur. E për të patur sa më shumë argumente ndaj fenomeneve që kërkojmë të sjellim në vëmendje, çdo numër i revistës do t’i kushtohet vetëm një teme, duke synuar shumësinë e këndvështrimeve mbi të, si sociologjike, psikologjike, ekonomike, lingusitike, kulturore e krahasuese.
Po përse pikërisht numri i parë i “Medius” u fokusua te “Dhuna”?
Ndoshta sepse dhuna është shumdimensionale dhe se ne kemi një të kaluar që lidhet ngushtësisht me këtë fenomen. Por që motorri i dhunës të nisë të lëvizë shkaqet janë të ndryshme – historia, kultura, emocionet, frikërat, trysnia sociale, idetë politike, padrejtësia. Ndaj dhe e nisëm këtë udhëtim duke synuar që ta debatojmë që në origjinë problemin e dhunës, e jo thjesht vetëm me pasojat e saj.
(Autorët që kanë shkruar në këtë numër: Redi Shehu, Klementin Mile, Ergys Mërtiri, Emine Sadiku, Selami Xhepa, Kim Mehmeti, Milazim Krasniqi, Fitim Zekthi, Armando Bora, Fabian Zhilla, Agim Baçi, Brenton Kotorri, Ervin Qafmolla dhe Elton Hatibi)
Lloji i botimit | Paper back |
Faqe | 156 |
V. Bot | 2018 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Revistë |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Saranda is a great location for summer travelers who want to relax and enjoy the hospitality of its people. Whether you want to relax on the beach and swim to one of the islands in Ksamil, visit ancient archaeological sites like Butrint, or perhaps just enjoy a nice meal or drink next to the glistening Ionian sea, you will likely find yourself charmed by...
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Hidhet në qarkullim numri 2 i revistës MEDIUS, botim i Institutit të Komunikimit Medius. Ky numër është i fokusuar mbi teknologjinë, duke sjellë këndvështrime të personaliteteve të ndryshme mbi ndikimet që ka në jetën tonë të përditshme.Në këtë numër, kushtuar sfidës sonë përballë pushtetit të teknologjisë, do gjeni shkrime nga: Milazim Krasniqi, Selami...
Medius” sjellë në këtë numër një sërë këndvështrimesh mbi raportin e mitit me historinë, të ndarjes së logosit me mitin, të debatit mbi heronjtë e dikurshëm dhe të sotëm, duke u mbështetur në nevojën që kemi për të njohur jo vetëm veten, por edhe botën. Në këtë numër do të gjeni shkrime nga Doan Dani, Blendi Fevziu, Fatos Lubonja, Ergys Mërtiri, Klemnetin...
Identiteti mbetet gjithnjë një sfidë, por përballë modernitetit kjo sfidë është çdo ditë dhe më e madhe për shkak se tradita, demokracia, besimi, tjetri dhe vetja kanë ndryshuar si pasojë e diktaturës së spektaklit. Lexim të mbarë. Urime gjithë autorëve që shkruan për këtë numër: Redi Shehu, Dorian Koçi, Ervin Hatibi, Blendi Fevziu, Emine Sadiku, Hajrie...
Në “Medius 5” e cila u fokusua tek A dimë të protestojmë? do të lexoni shkrime nga: Ergys Mërtiri, Ervin Hatibi, Fabian Zhilla, Ardian Vehbiu, Ilda Mara, Elsa Demo, Armand Bora, Redi Shehu, Selami Xhepa, Lulzim Hoxha, Fitim Zekthi, Brenton Kotorri, Avni Delvina dhe Agim Baçi
Ky numër i kushtohet propagandës, ku ka shkrime nga: Klementin Mile, Redi Shehu, Edlira Gjoni, Diana Kastrati, Armand Bora, Agim Baçi, Selami Xhepa, Bashkim Gjergji, Rezart Beka, Ergys Mërtiri, Brikena Kasmi, Brenton Kotorri, Fitim Zekthi dhe Latif Mustafa.
Ky numër i kushtohet propagandës, ku ka shkrime nga: Klementin Mile, Redi Shehu, Edlira Gjoni, Diana Kastrati, Armand Bora, Agim Baçi, Selami Xhepa, Bashkim Gjergji, Rezart Beka, Ergys Mërtiri, Brikena Kasmi, Brenton Kotorri, Fitim Zekthi dhe Latif Mustafa.
A mund t'i besojmë arsimit sot? Për më shumë, rreth kësaj teme, mund të lexoni në "Medius 7" shkrime nga: Kim Mehmeti, Enis Sulstarova, Selami Xhepa, Rudian Zekthi, Redi Shehu, Fabian Zhilla, Ergys Mërtiri, Klementin Mile, Armand Bora, Fitim Zekthi, Lulzim Hoxha, Brunilda Çërraga, Arjan Shahini, Ardian Vehbiu, Dashamir Vaqarri.
Ky numër i kushtohet ideologjisë së partive: Majta apo djathtas- si orientohemi sot? Në Medius 8 do të lexoni shkrime nga Redi Shehu/ Artan Fuga/ Selami Xhepa/ Fitim Zekthi/ Armand Bora/ Brenton Kotorri/ Lulzim Hoxha/ Jozef Radi/ Fabian Zhilla/ Agim Baçi/ Ervin Hatibi/ Oltion Kadaifçiu/ Ergys Mertiri
Në këtë numër të revistës Medius është ngritur çështja shqetësuese “Shqipëria, çfarë shkoi keq?” ku vijnë disa nga këto këndvështrime të ndryshimeve dhe zhgënjimeve që pasuan këto tridhjetë vjet. Këto tema janë trajtuar në këtë numër nga Fabian Zhilla, Hajrudin S. Muja, Milazim Krasniqi, Redi Shehu, Ergys Mërtiri, Ervin Hatibi, Selami Xhepa, Lulzim Hoxha,...
Botohet numri i ri i revistës Medius, dedikuar pandemisë dhe pasojave të saj në ekonomi, jetën sociale, kulturore dhe funksionimin e strukturave institucionale. Në këtë numër do të lexoni shkrime nga: Redi Shehu, Milazim Krasniqi, Fitim Zekthi, Entela Tabaku, Selami Xhepa, Armand Bora, Fabian Zhilla, Lulzim Hoxha, Agim Baçi, Klementin Mile, Ergys Mërtiri,...
Në numrin 13 të "Medius" do të lexoni shkrime rreth tranzicionit nga Blendi Fevziu, Jonila Godole, Selami Xhepa, Gjergj Sinani, Armand Bora, Kim Mehmeti, Dorian Koçi, Redi Shehu, Klementin Mile, Ervin Hatibi dhe Agim Baçi