Johanna Spyri A-004239
Libër i ri
I botuar në vitin 1880, ky roman tregon historinë e Hajdit të vogël, e cila mbeti jetime kur ishte vetëm pesë vjeç dhe, për këtë arsye, iu besua kujdesit të gjyshit, një burrë në pamje të jashtme i ashpër. Brenda një kohe të shkurtër, vajzës nis t’i pëlqejë jeta në malet zvicerane. Ditët i kalon së bashku me shokun e saj Peter, mes punëve të shtëpisë dhe livadheve. Vazhdoi kështu deri sa Hajdi u detyrua nga tezja të zhvendosej në Frankfurt, për t’i bërë shoqëri Klarës, një vajze të sëmurë me poliomielit. Mes tyre lind një miqësi e fortë, e cila vazhdoi edhe pas kthimit të Hajdit në male.
20 Artikuj
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928003829 | |
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 356 |
| ISBN | 9789928003829 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Çlirim Mukli |
Vogëlushja Adelajde, ose siç e thërrasin të gjithë, Hajdi, jeton në malet e Zvicrës me gjyshin e saj.
«Haidi» u publikua për herë të parë në vitin 1880. Është një rrëfim kasik për fëmijërinë dhe miqësinë dhe ka frymëzuar gjenerata të tëra fëmijësh në të gjithë botën.
“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë; ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta.
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur, dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Ashtu si në Amerikë, Europë dhe vende të tjera të botës, edhe në vendin tonë, ky libër është kthyer në librin më të dashur për lexuesit e vegjël.