Terrorizmi historiografik Shiko më të madhe

Terrorizmi historiografik

Kastriot Myftaraj PL0055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Volteri na mëson se historiani duhet të ketë dhe një shkathtësi mendore të jashtëzakonshme, për të arritur në përfundime. Historianët, si në kohën e Volterit ashtu edhe sot, nuk e kanë mësuar sa duhet atë mësim që vjen nga Volteri. Për shkathtësinë mendore kjo nuk varet prej tyre dhe nuk është përgjegjësi e tyre, por për erudicionin kjo varet prej tyre dhe është përgjegjësi e tyre.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995657192

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Volteri na mëson se historiani duhet të ketë dhe një shkathtësi mendore të jashtëzakonshme, për të arritur në përfundime. Historianët, si në kohën e Volterit ashtu edhe sot, nuk e kanë mësuar sa duhet atë mësim që vjen nga Volteri. Për shkathtësinë mendore kjo nuk varet prej tyre dhe nuk është përgjegjësi e tyre, por për erudicionin kjo varet prej tyre dhe është përgjegjësi e tyre. Në këtë rast, historia është tepër e rëndësishme për t'ua lënë këtyre lloj historianëve. Duket se kjo është një nga arsyet pse Volteri u vu të shkruante libra historikë. Guxoj të them se kjo është arsyeja që unë vihem të shkruaj për çështjen dhe më tutje le të gjykojë lexuesi. Libri i Nathalie Clayer është shkruar edhe që t'u shërbejë atyre njerëzve në Kosovë që mbrojnë tezën e krijimit të kombit kosovar si Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi etj. Kështu, ata do të gjejnë një bazë "shkencore" për teorinë e tyre të kombit kosovar. Krijimi i kombit kosovar, i përbërë në fakt vetëm nga shqiptarët e Kosovës (serbët nuk do të pranojnë kurrë që ta quajnë veten pjesëtarë të kombit kosovar) i intereson shumë Serbisë, për faktin se kështu shqiptarët e Kosovës do të humbin edhe emërtimin nacional në gjuhën shqipe, duke marrë në vend të tij një emërtim në gjuhën sllave. Pas kësaj bota nuk do t'i marrë më seriozisht. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse zonja Clayer – Popoviç bën kërcime të tilla në një periudhë për të cilën ajo nuk e mban veten për eksperte. Ajo mezi pret që libër pas libri të arrijë në periudhën e sotme, duke përpunuar tezat e saj të mbrapshta, për të cilat ka folur dikur ambasadori Goschen.  

Të dhëna

ISBN9789995657192
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër