I ri Bir i qiellit Shiko më të madhe

Bir i qiellit

Kenneth Oppel A-004990

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell. Bir i qiellit është një roman fantastikoshkencore plot me aventura, mister dhe të papritura. Rekomandohet për fëmijët mbi dhjetë vjeç!

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292476

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Po lundronim drejt agimit, ndërkohë që unë qëndroja në majë të kullës së vrojtimit, ose siç e quanim ne, sytë e anijes ajrore. Ishim dy net larg Sidnejt dhe gjer tani nuk kish pasur asgjë interesante për të rrëfyer. Po vëzhgoja me kujdes një grumbull të errët me re shiu në drejtim të veriperëndimit, që po e linim pas dhe moti dukej të ishte i butë gjithë rrugës gjer në qytetin e Lajënsgejtit. Njësoj sikur të ishe duke kalëruar mbi re...

Met Kruiz, pesëmbëdhjetë vjeç, punon si muço në anijen ajrore Aurora, një aerostat i madh luksoz që fluturon me qindra metra mbi oqean, mbushur me udhëtarë të pasur, që i çon nga qyteti në qytet. Kjo është jeta që djaloshi Met ka dëshiruar të jetojë gjithmonë; i bindur se është më i lehtë se ajri, ai e parafytyron veten një ditë prej ditësh si kapiten në një anije të tillë. Një natë, në aerostatin e tyre ulet një balonë dhe burri që gjendet aty, në grahmat e vdekjes, flet për disa krijesa të bukura, që fluturojnë nëpër qiell. Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve. Dhe kur, pas mbërritjes së Kejtit në anije, piratët e ajrit do të plaçkitin udhëtarët dhe një stuhi do të detyrojë Aurorën të ulet në një ishull në dukje të shkretë, atëherë shumë guxim do t'i duhet...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe352
ISBN9789928292476
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanFantashkencë