Harry Potter dhe urdhri i Feniksit (5) Shiko më të madhe

Harry Potter dhe urdhri i Feniksit (5)

Joanne K. Rowling BDI0086

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me gjithë ato paralajmërime që Lordi Fluronvdekje po kthehet, Harri dhe Dambëlldori do shënjestrohen nga autoritetet e Ministrisë së Magjisë, teksa një burokrate me autoritet Dolores Umbridxh, do të shpallet drejtoreshë në Hoguarts. Harri dhe miqtë e ti themelojnë "Ushtrinë e Dambëlldorit".

Më shumë detaje

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët719
ISBN9992759518

1 400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vëllimi i katërt i Harri Poterit na ka lënë me zemër të ngrirë: Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i plotfuqishëm? Sa vdekje dhe shkatërrime do të mbjellë, duke u përpjekur të shtrijë pushtetin e tij mbi gjithë botën? Këto janë pyetjet, që e mundojnë Harri Poterin gjatë verës, në shtëpinë e të afërmve të tij babanacë, larg nga bota magjike së cilës i përket. Edhe ai ka ndryshuar. Tashmë pesëmbëdhjetëvjeçar do ta takojmë të përpirë nga zhgënjimi, zemërimi, ankthi dhe rebelimi, tipike për moshën e tij. Në një nga librat më të mirëpritur në historinë e letërsisë, J. K. Rowling nuk resht së na befasuari. Duke endur një tjetër dramë të mrekullueshme, kësaj here arrin t'u japë jetë shqetësimeve të adoleshencës, duke e pasuruar gjithësinë e saj tashmë të mrekullueshme me krijesa dhe personazhe të reja të paharrueshme. Hapni sytë dhe jini të kujdesshëm ndaj marrëzisë së pushtetit dhe atij që e përdor për të luftuar talentin, guximin, fantazinë dhe alternativën, na flet ajo përmes librit të vet të pestë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët719
ISBN9992759518
RedaktoriMariana Ymeri
V. Bot2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7-13 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmik Kasoruho