I ri Cmim i reduktuar! Kafshet fantastike - Krimet e Grindelvaldit Shiko më të madhe

Kafshet fantastike - Krimet e Grindelvaldit

Joanne K. Rowling A-003909

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kafshët Fantastike. Krimet e Grindelvaldit është skenari i dytë i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. Rowling-u, autorja e librave bestseller të Harry Potterit. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te Kafshët Fantastike dhe ku mund të gjenden dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori misteri dhe magjie do të zbulojë një kapitull të ri dhe emocionues të Botës Magjike të J. K. Rowling-ut.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292322

770 Lekë

-23%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Udhëtimi në Botën Magjike vazhdon:

Magjistari i fuqishëm i Territ, Gelert Grindelvaldi, u kap në Nju Jork, edhe me ndihmën e Njut Skamandërit. Por, besnik ndaj kërcënimeve të veta, Grindelvaldi arrin të arratiset.

Ai nis të mbledhë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i njohin qëllimet e vërteta të tij: dëshiron t’ua japë pushtetin magjistarëve gjakpastër dhe të nënshtrojë gjithë krijesat jomagjike.

Ai që do t’i kundërvihet planit të çmendur të Grindelvaldit, është djaloshi Albus Urtimori, i gatshëm të gjejë pasues midis ish-studentëve të tij. Ai thërret për ndihmë Njutin dhe grupin e tij dhe e bind të jetë krah tij sërish, pavarësisht nga rreziqet.

Tashmë frontet janë përcaktuar: dashuria dhe besnikëria do të vihen sërish në provë, pa kursyer miq dhe të afërm, në një botë magjike gjithmonë e më të ndarë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe304
ISBN9789928292322
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Çikopano