Harry Potter 2 dhe dhoma e te fshehtave Shiko më të madhe

Harry Potter 2 dhe dhoma e te fshehtave

Joanne K. Rowling BDI0083

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Admiruesit e Harrit do të mbeten sërish gojëhapur. Rowling duhet të jetë diplomuar edhe vetë në Hoguorts, gjykuar nga aftësia për të krijuar një rrëfenjë kaq përpirëse, plot fantazi, me humor dhe mbi të gjitha që të mban pezull deri në ankth, pa i lënë gjë magjisë. Publisher's Weekly "Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave është rrëfim i mrekullueshëm që të lë pa frymë, plot sharm, madje më i bukur sesa libri i mëparshëm." The Los Angeles Times

Më shumë detaje

363 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992747888

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur në Hoguorts. Por tamam kur ai po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguorts i kërcënohet një fatkeqësi. Dhe fatkeqësia ndodh. Dikush i shndërron nxënësit e Hoguortsit në gur. Mbase është Drako Mallfoi, rivali më i rrezikshëm? Mbase është Hagridi, e kaluara e fshehtë e të cilit tashmë del në dritë? Apo mos është dikush për të cilin ka më shumë dyshime... Harri Poter vetë?! Tashmë e njohin të gjithë Harri Poterin: gjatë vitit të parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë, në Hoguorts, vuri përposh Fluronvdekjen, duke u hakmarrë edhe për vdekjen e prindërve të vet. Kjo e mbuloi atë me lavdi. Por një rrezik i frikshëm varet mbi shkollën: një që godet shokët e Harrit njëri pas tjetrit dhe që duket e lidhur me një mister të lashtë, të kyçur në terrin e Dhomës së të Fshehtave.

Të dhëna

Faqe276
ISBN9992747888
RedaktoriMariana Ymeri
Viti i Botimit2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmik Kasoruho