Ilir Hashorva TO0230
Libër i ri
Gandi arriti të nxirrte nga njerëzit më të mirën që kishin dhe të krijonte nga njerëz të zakonshëm, njerëz të jashtëzakonshëm. Mësimet e Gandit u bënë frymëzuese për shumë individë në botë, të cilët u bënë udhëheqës të lëvizjeve të padhunshme për drejtësi shoqërore në vendet e tyre. Shumë prej tyre janë laureatë të Çmimit Nobel për Paqe.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
ISBN | 9789994315192 | |
Kur lexon për herë të parë për Gandin, aty për aty të bën përshtypje jeta e tij. Ajo të çudit, sepse është e ndryshme prej jetës së kujtdo tjetri që mund të kesh lexuar. Por, kur thellohesh pak më shumë, kupton se jo vetëm jeta, por edhe mendimi, edhe fjala, edhe vepra e tij janë të mahnitshme dhe që të gjitha së bashku krijojnë një bashkësi harmonioze të pashembullt. Ato rrezatojnë dashuri, urtësi dhe virtyt, cilësi mbi të cilat duhet të ndërtohet jeta dhe shoqëria e së ardhmes, ajo jetë e ajo shoqëri për të cilat ëndërrojmë dhe lutemi të gjithë. Megjithatë, nuk është e lehtë. Për to kërkohen guxim dhe sakrifica. Fatkeqësisht, pakkush është i gatshëm për to.
Gandi ishte frymëzuesi i Martin Luter King-ut (Martin Luther King) i cili luftoi dhe arriti shumë për të drejtat e afroamerikanëve në Amerikë. Gandi ishte frymëzuesi i Nelson Mandelës, i cili luftoi dhe dha shumë për thyerjen e aparteidit në Afrikën e Jugut. Gandi ishte frymëzuesi i Leh Valesës, i cili tronditi dhe krisi sistemin komunist në Evropën Lindore. Gandi është frymëzues i Dalai Lamës, i cili luftoi dhe lufton për çlirimin e Tibetit me mënyra paqësore. Gandi është frymëzues i Aung San Suu Kyi, udhëheqëses së lëvizjes së padhunshme për demokraci në Burma. Madje, edhe Ho Shi Mini ka thënë se ka qenë dishepull i Gandit.
Këta janë njerëz të shquar që duken të ngjashëm me Gandin, që janë ndikuar prej tij dhe kanë vënë në jetë shumë prej udhëzimeve të tij. Por sa miliona e miliona të tjerë të zakonshëm janë ndikuar tërthorazi e qetësisht nga Gandi dhe e kanë bërë pjesë të natyrës së tyre shumë nga parimet e Gandit. Dhe, kështu, duke qenë të ndikuar miliona persona, janë ndikuar edhe shumë shoqëri, duke u bërë më njerëzore. Ndofta, po të njihej Gandi dhe gandizmi me kohë prej nesh, edhe Shqipëria komuniste mund të ishte më ndryshe, madje jo vetëm Shqipëria komuniste, por edhe Shqipëria e sotme mund të ishte më ndryshe.
Njeriu lexon shumë në jetë. Atij i qëllon të lexojë përgjithësisht shkrime që i japin kënaqësi dhe e zbavitin - me to ai kalon kohën. I qëllon, gjithashtu, të lexojë edhe shkrime që i japin kulturë - me to ai bëhet më i ditur. Po ashtu, por më rrallë, i qëllon të lexojë shkrime që njëkohësisht e zbavitin dhe i japin kulturë. Por, i qëllon fare rrallë të lexojë shkrime që, njëkohësisht, edhe e zbavitin, edhe i japin kulturë, edhe e ndihmojnë të transformohet për mirë shpirtërisht e moralisht; e bëjnë më të virtytshëm, më me karakter, më të guximshëm, më njerëzor, më paqësor, më të drejtë. Shkrimet nga Gandi e për Gandin përgjithësisht e bëjnë këtë transformim, në mos në të gjitha aspekte, të paktën në disa. Por, edhe në qoftë se nuk arrijnë ta bëjnë këtë, edhe në qoftë se nuk arrijnë ta bëjnë dikë të transformojë veten, sepse nuk ka arsyen, predispozicionin apo forcën e duhur, së paku, arrijnë ta bëjnë të dallojë të mirën nga e keqja, virtytin nga vesi, e bëjnë të vlerësojë të mirën dhe të dënojë të keqen dhe kjo nuk është pak. Në qoftë se shkrimet për Gandin nuk i bëjnë këto, ka shumë të ngjarë që faji të jetë më shumë i atij që shkruan për të.
Epikurusi thoshte: “Njohja e mëkatit, është fillimi i shpëtimit.”Kur njeriu fillon të bëjë dallimin midis së mirës dhe së keqes, kur vlerëson të mirën dhe dënon të keqen, ai ka bërë një hap të madh drejt largimit nga primitiviteti. Gandi, me të gjithë forcën e shpirtit të tij, me të gjithë forcën e intelektit të tij, me të gjithë forcën e fjalëve të tij, me të gjitha veprimet e tij, me të gjithë jetën e tij, përpiqet të bëjë pikërisht këtë: ta bëjë njeriun të dallojë të mirën nga e keqja, ta bëjë atë të heqë dorë nga e keqja dhe të kapet pas së mirës. Përqafimi i Gandit, çon drejt fillimit të shpëtimit, çon drejt afrimit te qytetërimi.
Nga ILIR HASHORVA
“Gandi ishte, ndoshta, figura më e madhe e nëntëmbëdhjetë shekujve të fundit.”
Louis Fischer
“Një personalitet shumë interesant, nga më kompleksët dhe nga më kontradiktorët e shekullit.”
Salman Rushdie
Faqe | 328 |
ISBN | 9789994315192 |
Titulli origjinal | Toena |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Libri i dytë ka të bëjë me mendimin e Gandit, me botëkuptimin e tij, me filozofinë dhe fenë e tij, me atë që përgjithësisht quhet gandizëm.
Gati të gjithë udhëheqësit e mëdhenj që ka njohur bota gjatë historisë disa mijëravjeçare, janë bërë të tillë përmes aftësive mendore e fizike të dallueshme, të cilat i kanë përdorur për të dominuar të tjerët. Shumica e tyre ka komanduar, por nuk ka bindur; shumica ka nënshtruar dhe ka vrarë, por nuk ka gëzuar dashurinë e sinqertë të popujve të tyre;...
Studiuesi dhe perkthyesi Ilir Hashorva sjell per here te pare ne menyre te detajtuar dhe te plote nje studim ne shqip per rrenjet e antisemitizmit dhe si u ndertuan ideologjite e urrejtjes mbi kete bosht.