Gandi III - Analiza e komente për Gandin dhe gandizmin Shiko më të madhe

Gandi III - Analiza e komente per Gandin dhe gandizmin

Ilir Hashorva TO0232

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gati të gjithë udhëheqësit e mëdhenj që ka njohur bota gjatë historisë disa mijëravjeçare, janë bërë të tillë përmes aftësive mendore e fizike të dallueshme, të cilat i kanë përdorur për të dominuar të tjerët. Shumica e tyre ka komanduar, por nuk ka bindur; shumica ka nënshtruar dhe ka vrarë, por nuk ka gëzuar dashurinë e sinqertë të popujve të tyre; shumica pas rënies apo pas largimit, janë mallkuar nga popujt e tyre, shumica ka lakmuar dhe ka zgjedhur pozicionin e udhëheqësit, sepse ai pozicion i jepte fuqi, prestigj dhe pasuri.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994318452

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Një pjesë fare e vogël e tyre e kanë kryer detyrën e udhëheqësit për të vënë në jetë ndonjë ideal fillestar të mirë, por, shumica, kur ka marrë detyrën, e ka harruar apo e ka transformuar idealin. Gandi dallon nga të gjithë prijësit e mëparshëm, por edhe nga ata që erdhën pas tij, sepse u qëndroi besnik idealeve të tij pa asnjë lëkundje dhe idealet e tij qenë shërbimet që ai donte të kryente për popullin e tij, për gjithë njerëzimin, për t’i bërë të gjithë më të mirë, më të moralshëm, më të lumtur.

Nuk e vendosi më kot Gandin revista e mirënjohur amerikane “The Times” një indian, një indian që u nis nga hiçi, si një nga tre personalitetet më të mëdha të shekullit të njëzetë. Në gjurmët e tij ecën Martin Luter Kingu në Amerikë, Mandela në Afrikë, Aung Sui Ky në Azi, të gjithë laureatë të Çmimit Nobel, si dhe të tjerë e të tjerë në të gjitha anët e botës.

Si përfundim të këtij studimi prej tri pjesësh, në të cilin në pjesën e parë pamë jetën e Gandit dhe në pjesën e dytë filozofinë dhe fenë e tij, studim që nisi diku aty nga viti 2003 dhe po përfundon në vitin 2012, pra që zgjati afro 10 vjet, natyrisht, jo duke punuar vetëm për të, por herë pas here duke e plotësuar, korrigjuar e saktësuar, po japim disa komente e analiza në formë esesh për Gandin dhe gandizmin, për të vënë në pah anë të veçanta të personalitetit, karakterit dhe botëkuptimit të tij.

Kujdes i veçantë i është kushtuar krahasimit të gandizmit me rryma të tjera politike e filozofike botërore të kohës dhe, sidomos, rolit që mund të kishte pasur ushtrimi i gandizmit në Shqipëri në uljen e tiranisë komuniste, në dhënien e një fytyre më njerëzore komunizmit, në daljen e shqiptarëve dhe, sidomos, të intelektualëve nga komunizmi ballëlartë e jo kokulur, arsyet se përse këto nuk ndodhën, si dhe për të vënë në dukje edhe disa të meta tradicionale dhe disa që vihen re në kohën e sotme, të cilat na lejojnë të kuptojmë më mirë edhe sjelljet në periudhën komuniste.

 

PËR GANDIN

“Për Europën ai ishte thjesht një çlirimtar me duar të pastra; një simbol i shenjtërisë me të gjitha cilësitë e shenjtit; një murg këmbëngulës me një buzëqeshje që dilte nga një gojë pa dhëmbë, i veshur me rroba të thjeshta plebeu që mbaheshin si uniformë e lirisë.”

Andre Malro

 

“Në fillim të shekullit, kur revista “The Times” më kërkoi të shkruaja për njërin prej 100 personave më me ndikim të shekullit të njëzetë, nuk pata asnjë mëdyshje në zgjedhjen e Gandit dhe e quajta atë “Një luftëtar të shenjtë.”

Nelson Mandela

 

“Besoj se Gandi pati pikëpamjet më të përndritura nga të gjithë politikanët e kohës sonë. Duhet të përpiqemi të veprojmë në shpirtin e tij; të mos përdorim dhunën në luftën për çështjen tonë dhe të tërhiqemi nga pjesëmarrja në atë që besojmë se është e keqe.”

Albert Ainshtain

 

“Gandi është i pashmangshëm. Në qoftë se njerëzimi do të mbijetojë, Gandi nuk mund të lihet në hije... Ne mund të injorojmë Gandin, por, me siguri, do të kemi rrezikuar veten.”

Martin Luter King

“Mahatma Gandi i takon të ardhmes, jo të shkuarës

Shimon Peres

Të dhëna

Faqe312
ISBN9789994318452
Titulli origjinalToena
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri