Ky libër hedh poshtë të gjitha pretendimet e Serbisë për Kosovën, si "djep i shenjtë I Serbisë", duke mohuar të drejtën e Serbisë ndaj Kosovës dhe duke argumentuar me faktografi historike etj, që në momentin e tanishëm që gjendet Kosova, hedh mjaft dritë në pretendimet upatoriale serbe.
Një nga ish- krerët e Kishës Ortod se Shqiptare Visarion Xhuvani shpaloset në tërë dimensionet e tij në jetën e bujshme në tre drejtimet kryesore, në Kishë ku shërbeu me ndershmëri e pasion për çështjen shqiptare, në Parlament ku dha maksimumin e oratories dhe pasionit politik e patriotik si dhe qërdimin e tij burrëror në burg, ku u dergj në vitet e fundit.
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet...
Vjen në shqip ky libër që shumëkush e konsideron një ndër më të rëndësishmit që janë botuar gjatë viteve të fundit.
Pleniumi i 2-të i KQ të PKSH, Berat, 23-27 nëntor 1944. Dyshja e autorëve, Plasari e Malltezi sjellin në vëmendjen e lexuesit Ditët e plenumit të Beratit (1944), atëherë kur u vendos regjimi komunist, rolin e diktatorit Hoxha dhe prapaskenat e ardhjes së tij në pushtet.
Sarkozi pranvera e Francës është shkruar nga një prej personazheve më të njohura të publicistikës franceze Catherine Nay. Kjo grua e njohur për stilin e saj të shkruarit ndryshe, sjell një rrëfim për presidentin e Francës, duke e bindur këtë të fundit të rrëfejë jetën e tij nga Rruga Fortuni...
Sulltani Osman Mehmeti II (1432 - 1481) është një nga figurat kulmore të Mesjetës Lindore. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe.
Ish- kryeministri i Shqipërisë, sjell kujtimet e veta për fëmijërinë dhe rininë e tij. Një libër interesant i pajisur me dëshmi e fakte të panjohura më parë.
saga e keqe e komunizmit jep motërzimin e saj edhe në rapotet burrë-grua, kur është fjala për një çift tiranësh. Shembujt e saj janë aq mbresëlënës, saqë çifti tepër i përfolur Makbeth-Ledi Makbeth, përpara tyre, ngjan disi i zbehtë. Po të shihni pasqyrimin e çiftit të famshëm shekspirian në versionet rus, rumun dhe shqiptar, do të vëmë re një skenë disi...
Libri është një përmbledhje e dy editorialeve botuar në gazetën "Nju Jork Tajms", nga historiani Simon Sebag Montefiore : "Çdo revolucion është kthesë rrënjësore në mënyrën e tij", dhe "Osama bin Laden: njeri i historisë". Në esenë e parë autori u del me shumë guxim përballë ngjarjeve tronditëse që solli bota arabe, respektivisht Egjipti, Libia, Tunizia,...
Një rrëfim nga i mbijetuari i vetëm i komplotit kundër Hitlerit. Tregimi i operacionit Valkiria organizuar nga oficerë gjermanë në vitin 1944, i destinuar për të marrë pushtetin pas eliminimit të diktatorit. Philipp fon Boeselager është sot dëshmitari i fundit i të përbetuarve më 20 korrik të 44-ës.
Jeta ime shtrihet në më shumë se një të tretën e historisë së SHBA-së. Ndërsa mendoja rreth këtyre kujtimeve dhe titullit, ideja e të njohurave dhe të panjohurave mu duk e përshtatshme. Kjo është e vërtetë edhe për shumë ngjarje që unë kam vëzhguar gjatë viteve në Kongres, gjatë përpjekjeve për të drejtat qytetare dhe kohës së luftës së Vietnamit, deri...
I rrëzuar nga froni i Akuilanias si rezultat i intrigave të një magjistari të sjellë sërish në jetë pasi kish qënë për disa shekuj me radhë i vdekur, Konanit i duhet të gjejë xhevahirin e famshëm të njohur me emrin Zemra e Ahrimanit që të mund të rifi tojë mbretërinë e humbur dhe që të mbetet gjallë.
Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografi a, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se çështë bota mesdhetare, çjanë popujt dhe kulturat që mbart ajo. Ky univers përshkruhet në të gjitha përmasat e tij, duke përcjellë si klimën, truallin, bimët e vreshtat e ullinjtë por edhe njerëzit që e...
Ky libër sjell historinë e mesjetës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por Smilla s`mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s`qe aksident. Ndërkohë që Kopenhagen-i po përgatitej për...
Provoni recetat e këtij libri, shtoni pak vullnet dhe dashurinë si "përbërësin" kryesor dhe do të arrini të krijoni pjata të mira në pak kohë.
Dhurata ideale për fëmijët inteligjente.Laboratori i kristaleve me të cilin mund të ndjeheni si një shkencëtar i vërtetë dhe “Libri im i eksperimenteve” që ju perfeksionon në cdo detaj të përzjerjeve laboratorike.
Fishta në kendvështrimin e Zef Valentinit. Një sprovë letraro-historike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Libri "Fantazma e Ballkanit" ofron tërësinë e dukurive dhe të lidhjeve, brutalitetin dhe bukurinë në udhëtim, si të së shkuarës ashtu edhe të së ardhmes.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.