Më tepër
Duke i anashkaluar historisë dhe gjeografisë, por dhe tregimit romanes si dhe anketimit etnologjik, Predrag Matvejevic rreket te kuptojë se ç`është bota mesdhetare, ç`janë popujt dhe kulturat që mbart ajo. Ai e përshkruan këtë univers në të gjitha përmasat e tij duke përcjellë si klimën, truallin, bimët, vreshtat e ullinjtë, por edhe njerëzit që e banojnë, shoqëruar me copëra historie, pak atmosferë taverne, një fije gjuhësore, një kujtim udhëtimi, një emocion arkeologjik apo një takim me njerëz mbresëlënës. Mesdheu, përmes miteve si dhe përmes vuajtjeve, me pejsazhe madhështore dhe me ashpërsinë e trojeve, me njerëzit e dhunshëm, të rreptë por bujarë, përshfaqet në këtë libër me një fytyrë te re me fytyrën e përjetësisë.