Ndjesia e Smilles per deboren Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Ndjesia e Smilles per deboren

Peter Høeg DK0044

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por Smilla s`mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s`qe aksident. Ndërkohë që Kopenhagen-i po përgatitej për të festuar Krishtlindjet, Smilla nis hetimet, duke u përballur shpejt me një sërë personazhesh të mistershëm e të rrezikshëm, deri sa përfundon në një anije që udhëton drejt një pike të shkret të Polit të Veriut. Por pikërisht aty, mes akujve që Smilla i njeh aq mirë, që sa i respekton aq dhe i ka frikë me ç`duket fshihet e vërteta që ajo po kërkon.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 136 00 8

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I ftohtë akull ­ një temperaturë e jashtëzakonshme minus tetëmbëdhjetë gradë, për më tepër po bie dëborë, dhe në atë gjuhë që sështë më e imja, dëborës i thonë qanik ­ kristale të mëdhenj pothuajse të papeshë bien në tufa duke mbuluar dheun me një shtresë ngrice të bardhë si pluhur. Errësira e dhjetorit ngrihet nga varri, duke u shfaqur po aq e pakufishme sa dhe qielli mbi ne. Në këtë errësirë, fytyrat tona janë thjesht disqe me dritë të zbehtë, por megjithatë unë arrij ta ndjej mosmiratimin e pastorit dhe sakristanit për getat e zeza rrjetë që kam veshur dhe për rënkimet e Julianës, të përkeqësuara nga fakti që sot në mëngjes ka pirë disulfram dhe tani po përballet me dhimbjen pothuajse esëll. Ata mendojnë se ajo dhe unë skemi respekt as për motin dhe as për rrethanat tragjike. Por e vërteta është se si getat, ashtu edhe ilaçet janë në atë mënyrën e vet, një homazh ndaj të ftohtit dhe Isajas. Gratë që rrethojnë Julianën, pastori dhe sakristani janë të gjithë groenlandezë dhe kur ne këndojmë Guutiga, illimi, O Zoti ynë, dhe Julianën nuk e mbajnë më këmbët e ia nis të qarës që dalëngadalë shtohet, dhe kur pastori nis të flasë në groenlandishten perëndimore, duke e marrë shtysën nga pjesa e parapëlqyer e moravianëve, nga Shën Pavli, për shlyerjen e fajit përmes gjakut të Tij, atëherë mjafton vetëm një shpërqendrim i vogël që të të duket sikur je në Upernavik, Holsteinsborg apo Qaanaaq, në Groenlandë. Por atje jashtë në errësirë, si bashi i një anijeje, shquhen muret e burgut Vestre, ndodhemi në Kopenhagen.

Të dhëna

Faqe426
ISBN978 9928 136 00 8
Viti i Botimit2011
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiBelina Shalari