I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë
“E bukura e të jetuarit dy herë” është një libër për të plagosurit dhe për të mbijetuarit; është kremtim i forcës dhe elasticitetit të grave, një vlerësim dhe një thirrje për të qenë aktiviste. Është një dëshmi që tregon se nuk është kurrë vonë për të ngritur zërin dhe për të folur.
Për hir të temave universale dhe prozës së mrekullueshme, Dhjetë mijë gjërat është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë dhe është vlerësuar si bestseller në shumë vende. E botuar për herë të parë në vitin 1955, kjo autobiografi e lirshme e autores holandeze Maria Dermoût vjen tani e përkthyer edhe në shqip nga Ilir Baçi.
Një histori për fëmijë e cila ka si synim të ndërgjegjësojë të vegjlit mbi rëndësinë e sjelljes së hijshme dhe mirësisë. Ky rrëfim godet bullizmin duke mos harruar të theksojë po ashtu rolin kyç e thelbësor të cilin duhet të luajnë në raste të tilla prindërit, mësuesit, dhe edukatorët, si dhe kujdesin apo vëmendjen që ata duhet të kenë kundrejt fenomeneve...
Ky është libri që ëndërron çdo lexues: faqet që lexojmë përzihen me çka na ndodh si në një dioramë të hapur, sepse fjalët e librave janë pjesë e alfabetit tonë.
Në këtë libër është zhvilluar me tej njohja për pozicionimin e projektit të taksimit në juridiksionin Shqiptar, duke treguar për detaje të juridiksionit tatimor shqiptar. Me sfond teorinë e pozitivizmit ligjor (legal positivism) është treguar se si ligjvënësi shqiptar ka përshtatur modelin ndërkombëtar për taksimin (TVSH-ja, Akciza, etj.) sipas vullnetit...
Një Krishtlindje në vatrën e farit: një romancë në zemër të Krishtlindjes, e mrekullueshme dhe mbrothëse.Një roman tërbeqës mbi bukurinë e ndjesisë së të qenit në shtëpi.
Pasi kalon disa kohë në Paris, Rebeka, e njohur si Coco, niset për në Amerikë, për të drejtuar një nga degët e agjencisë ku punon.
Të gjithë prisnin që Violetë Sorengeilli të vdiste gjatë vitit të parë të akademisë ushtarake të Basgiathit, madje edhe ajo vetë.
"Më vdiq babai"... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.
Mandarinët: një roman historik me jehonë të fortë emocionaleNë Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme, pa ngurruar të zbërthejë...
Nga autori më i shitur i “New York Times”, me librat “Medical Medium”, “Shpëtimi i mëlçisë” dhe “Shërimi i tiroideve”, vjen libri më i ri, "Pastrohu, që të shërohesh", ku do të gjeni gjithçka që duhet të dini për të transformuar shëndetin dhe jetën.
Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me vetveten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës.
Libër që të përpin, që flet për dinjitetin në vuajtje. Me këtë libër, Mira Kazhani hapi një derë për një të nesërme tjetër, për këdo që përballet me vuajtjen, dhimbjen, jetën vetë. Brunilda Zllami, mjeke dhe shkrimtare
Zef Loka konsiderohet si personazh me peshë në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme gjatë komunizmit, por edhe pjesë e Sigurimit të Shtetit deri në momentet e ndryshimit të sistemeve. Ai rrëfehet për herë të parë për misionet e tij, rolin e Sigurimit në Shqipërinë komuniste, dosjet dhe arrestimin nga Sali Berisha
Seria "Ngjyros dhe Mësoj" u jep mundësinë miqve tanë të vegjël të argëtohen duke ngjyrosur dhe duke ngjitur figura ngjitëse (stickers). Gjithashtu, kjo seri e mrekullueshme i fut fëmijët në një botë të madhe: nga numrat dhe shkronjat e deri te konceptet e ngjyrave dhe mrekullitë e natyrës.
Një dhuratë e veçantë për njerëzit tuaj më të dashur. Imazhet dhe teksti janë të frymëzuara nga dashuria për njerëzit tuaj më të shtrenjtë.
Një dhuratë e veçantë për njerëzit tuaj më të dashur. Imazhet dhe teksti janë të frymëzuara nga dashuria për njerëzit tuaj më të shtrenjtë.
Seria "Përrallëzat me katër Tinguj" ka përrallëzat më të bukura të shoqëruara me tinguj dhe muzikë që do u zhvillojnë fëmijëve tuaj aftësitë motorrike, të lexuarit dhe të dëgjuarit.
Një seri e mrekullueshme, që përmban 12 përrallëza klasike, të prera në forma të ndryshme.
Nuk ka gjë më zbavitëse se sa të dëgjosh një rrëfenjë të bukur të lexuar me zë të lartë. Çdo libër ka gjashtë butona, të cilët do të luajnë për ju një përrallë klasike. Në këta libra të veçantë ju do të njiheni me: Kësulëkuqen, Hirushen, Borëbardhën dhe Flokartën.
Libri është një buqetë kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkëkohësit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi.