Të gjithë ata që arrijnë të vendosin...
Në tetorin e vitit 1997 nisi rrugëtimet Shtëpia Botuese “55” themeluar nga shkrimtari dhe botuesi Fahri Balliu. Pasqyrimi i të vërtetave historike dhe projektimi i mendimit perëndimor ishin binarët ku u ndërtua suksesi i pandërprerë i kolonave që Shtëpia Botuese ‘55” ka botuar në vazhdimësi. Botimet kanë gjetur lexues në të gjithë botën shqipfolëse, si një nevojë për katarsis në shoqëri të molisur nga marksizëm-leninizmi dhe injoranca lindore e një regjimi 50-vjeçar komunist.
Një jetë e madhe e Charles W. Hostler, është një libër në të cilin autori ka rrëfyer atë mori ngjarjesh e personazhesh, personale dhe shpesh historike, që janë ndërthurur në ditët e tij të mira e të këqija të një jete shpesh me rreziqe, por edhe me shumë kënaqësi dhe fat.
Si poet i ri Gunnar Riebs e njohu princin Karl në vitin 1979, kur ishte 19 vjeç, në një takim të rastit. Pastaj, për hir të takimeve të shumta me karakter privat me kontin e Flandrës, duke biseduar me njerëz të afërt të kontit dhe falë kërkimeve të thella, autori na zbulon pamje të tjera të jetës së këtij personazhi të veçantë. Pas Regjencës, Karli u...
Rrëfimi nis nga fëmijëria e saj në Teksas si fëmija i vetëm i Harold dhe Jenna Welch deri te shkollimi dhe njohja me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jeta në Shtëpinë e Bardhë, lindja e dy vajzave dhe ngjarje të tjera të rëndësishme të jetës së saj. Kujtimet e saj janë quajtur nga media si historike.
Libri është një përmbledhje e dy editorialeve botuar në gazetën "Nju Jork Tajms", nga historiani Simon Sebag Montefiore : "Çdo revolucion është kthesë rrënjësore në mënyrën e tij", dhe "Osama bin Laden: njeri i historisë". Në esenë e parë autori u del me shumë guxim përballë ngjarjeve tronditëse që solli bota arabe, respektivisht Egjipti, Libia, Tunizia,...
Historia nuk duhet të përfaqësojë vetëm një vullnet shkencor dhe intelektual, por edhe një faktor të përligjur dinjiteti. Kjo është sprova e autorëve Ndriçim Kulla e Dritan Thomollari .
Në të janë përfshirë librat e studimeve e të kritikës letrare: "Bioletra", "Tematologjia" dhe "Albanizma". Akademiku Hamiti në këtë vepër, vijon studimin sistematik e sistemor të letërsisë shqipe, duke trajtuar tema e ide, prosede e fenomene letrare të shtrira në kohë.
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme.
Valid Fariz është prej një kohe të gjatë ndër shkollarët më të mirë informuar të Lindjes së Mesme, popujve të atyshëm, kulturave të saj, si dhe lëvizjeve radikale atje. Senatori Xho Liberman
Të gjithe kanë nga një histori, pa dyshim. Por disa njerëz kanë me mijëra Rexhep Tajjip Erdogan është njëri prej këtyre. Ndoshta ai është më në krye të atyre që gjenden në qendër të vëmendjes shoqërore.
Sarkozi pranvera e Francës është shkruar nga një prej personazheve më të njohura të publicistikës franceze Catherine Nay. Kjo grua e njohur për stilin e saj të shkruarit ndryshe, sjell një rrëfim për presidentin e Francës, duke e bindur këtë të fundit të rrëfejë jetën e tij nga Rruga Fortuni...
Mesazhi i këtij libri, thirrja për pastërti, duhet dëgjuar në të gjithë botën. Të jesh I pastër dhe të mbetesh i pastër , kërkon një çmim: që të përmbushësh vullnetin e Zotit duhet ta njohësh dhe ta duash atë. Nënë Tereza e Kalkutës
Historia e policisë politike të regjimit komunist është studimi i parë i plotë në lidhje me aktivitetin e një prej strukturave më të mprehta të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Kush ishte në të vërtetë Stalini? I lindur në varfëri, i keqtrajtuar në fëmijëri, i jashtëzakonshëm në studime, ky djalosh karizmatik, por I rrezikshëm, u lëvdua si poet, u trajnua për prift, mirëpo ai zbuloi se misioni i tij ishte të bëhej një revolucionar i thekur.
Ky libër nuk mëton të paraqesë historinë e politikës së jashtme dhe të brendshme të zbatuar nga Stalini. Dëshiron vetëm të jetë një kronikë e bëmave të oborrit të tij, duke nisur nga shpallja me brohori e tij si "udhëheqës", në 1929-tën, deri ne vdekjen e tij, më 1953. Pra, është fjala për një biografi të oborrtarëve të tij, një studim që lëviz mes...
Libri trajton si tendencat kryesore brenda komunizmit rumun, ashtu edhe rolin e personaliteteve me rëndësi në historinë e partisë... Unë kam bindjen se një histori e tillë politike mund të na servirë vështrimin magjepsës brenda historisë së PKR mes dy Luftërave,...
Jeta ime shtrihet në më shumë se një të tretën e historisë së SHBA-së. Ndërsa mendoja rreth këtyre kujtimeve dhe titullit, ideja e të njohurave dhe të panjohurave mu duk e përshtatshme. Kjo është e vërtetë edhe për shumë ngjarje që unë kam vëzhguar gjatë viteve në Kongres, gjatë përpjekjeve për të drejtat qytetare dhe kohës së luftës së Vietnamit, deri...
bad saga of communism gives its domination even at man-woman relations, when it said for tyrants couples. Its examples are so impressive, as to much well-known couple, Macbeth-Lady Macbeth, before these, resembles somehow faded. If we see the famous Shakespearean couple in Russian, Romanian and Albanian version, we shall notice somehow strange scene: as...
Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit. Një haluçinacion, apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar, që sapo është ndarë nga e dashura? është më...
Si u vra kryeministri serb Xhinxhiç në Beograd.
Një rrëfim i mrekullueshëm për një figurë intriguese historike si Xhinxhis Khani, që na çon në vende dhe histori epike.
Zemra e Patriotit është një autobiografi e shkruar nga Max Cleland, ish-senator i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Xhorxhia. Ky libër është një rrëfim vetjak i një heroi, në kuptimin terësor të kësaj fjale, i cili me kurajën, shpirtin e madh, karakterin e paepur, sfidon ferrin fizik dhe psikologjik dhjetëravjeçarë, të fshehur skutave të...