Lindita Aliu-Tahiri NA0084
Libër i ri
Ky libër ka për qëllim që të fillosh të mendosh ndryshe për ato që tanimë mendon se i njeh mirë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Naimi | |
| ISBN | 9789928234162 | |
Me siguri je rritur me televizion, radio, gazeta, libra e muzikë, dhe me të drejtë ndjehesh ekspert për to, meqenëse i përdor vazhdimisht. Por, a ke menduar ndonjëherë se si arrin t’i pranosh të gjitha këto mesazhe, apo thjesht i dëgjon dhe i lexon ato automatikisht, duke e programuar veten si një kompjuter, që e ka për shprehi të marrë shumë informacione të formave të ndryshme në të njëjtën kohë? A ke menduar ndonjëherë se kush e bën këtë programim: ti, prindërit, shkolla, shoqëria, reklamat, apo diçka tjetër? Si dallohet bota jote nga bota që ta ofrojnë mediat? Nëse ke zgjedhur profesionin e gazetarit, këto pyetje janë edhe më të rëndësishme, meqenëse ti do të jesh përgjegjës për menaxhimin dhe vlerësimin e informatave të cilat do t’ia ofrosh publikut dhe ti do të duhet ta ushtrosh këtë detyrë dhe këtë privilegj me transparencë dhe me standarde etike. Që të jesh në gjendje të prodhosh informacione të paanshme dhe të besueshme, së pari, duhet të jesh në gjendje t’i dallosh ato.
| ISBN | 9789928234162 |
| Titulli origjinal | Naimi |
| Redaktori | Naim Zoto |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.