Shkëlqim Çela NA0242
Libër i ri
Autori Shkëlqim Çela, fitues i Çmimit Kadare, vjen me një përmbledhje me tregime për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga Botimet “Naimi”.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Naimi | |
| ISBN | 9789928234933 | |
Një harlisje magjike përmes detajeve, një autopsi e të kaluarës së afërt, e cila, edhe pse e varfër, e vrazhdë, pra, një bukuri që vret me monotoninë e vet, duke kaluar në laboratorin e një artisti, të zbukuron shpirtin dhe të iluminon mendjen. Një aftësi e çuditshme për të përcjellë realitetin e rëndomtë, rutinën e përditshme, pothuaj e paracaktuar nga "ai lart", duke e rimodeluar dhe ofruar te lexuesi si një mozaik ngjarjesh e personazhesh përmes të cilëve lexuesi rinjeh veten dhe kurthin ku e kanë shtënë. Nuk kam lexuar më parë një rrëfim kaq “prozaik” e njëkohësisht kaq fantastik; kaq të pa-anshëm e njëkohësisht kaq personal; aq ironik, sa edhe lirik dhe i dhembshur për jetën dhe fatin e tjetrit. Letërsia e këtij autori nuk ka heronj; as të luftës, as të punës, as të seksit. As vetë nuk bën apo luan heroin. Gjithsesi, nuk e distancon veten nga ata apo ajo që përshkruan; autori është njëri nga personazhet e tij, madje, kryesori, pavarësisht se me emër del vetëm në kopertinë. Çdo lexues i shqipes, pavarësisht se ku ka jetuar apo jeton, nga është apo i kujt është, mund të mos e ketë takuar kurrë autorin, por kur ta lexojë librin e tij, do të thotë: si nuk e mbaj mend që dikur jam njohur me këtë Shkëlqim Çelën. Sa pak shkrimtarë të tillë kemi që nuk shesin, por bëjnë art!
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 280 |
| ISBN | 9789928234933 |
| Redaktori | Naim Zoto |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Libri ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe. "Embriologji" fitoi Çmimin Kadare për vitin 2016, dhënë nga Fondacioni Mapo
Frika e kurthit i erdh si zakonisht nga fëminia e thellë, me foletë e bardha të merimangave në të çarat e tunelet e pafund midis qerpiçëve që iu ndërmendën bashkë me insektet e tyre pre, të cilat smësuan kurrë se nuk duhet vajtur drejt atij muri me zbardhëllime tërheqëse...
Proezia do t'ish zhanri im i parapëlqyer, por ngaqë ky zhanër nuk ekziston, unë bujt tranzit tek poezia.
Shkëlqim Çela vjen me një prurje të re në fushën e prozës së shkurtër. Pas suksesit që pati në vitin 2016, duke fituar Çmimin Kadare nga Instituti Pashko, tashmë vjen me një përmbledhje me tregime, duke shkuar në një nivel më lartë të lëvrimit të tregimit.
Një “quo vadis” rri varur mbi çdonjërin prej tyre. Pyetje që mbetet pa përgjigje, ose merr shumë të tilla.