Andon Andoni A-007633
Libër i ri
Andon Andoni, vijues i nje tradite letrare te themeluar nga Dritero Agolli, Teodor Laci, Skender Rusi dhe Sotir Andoni, rikthehet per lexuesit me nje vellim me tregime, i cili e befason lexuesin me menyren e rrefimit, lenden qe rrok dhe elemente te tjera te zhanrit te prozes se shkurter
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Naimi | |
| ISBN | 9789928234742 | |
Autori i këtij libri me tregime mund të konsiderohet jo vetëm një vijues i denjë i “shkollës letrare” të Devollit, prej së cilës studiuesit e historisë së letërsisë kanë përveçuar emrat e Dritëro Agollit, Teodor Laços, Skënder Rusit, Sotir Andonit, por, falë edhe avantazhit të atij që vjen pas dhe në një kohë me më shumë liri, rrëfimi i tij artistik vazhdon të rrisë interesin e lexuesit.
“E puthura” e re e Andon Andonit (kështu titullohet libri i radhës), ashtu si prozat e mëparshme të këtij autori, nuk e kanë magjinë te teknikat e gjuhës apo metaforat. Ndryshe nga shkrimtarë të tjerë, ai duket sikur nuk e sheh të nevojshme të shpikë as subjekte, as personazhe dhe as fabula.
Pasaporta e personazheve, lënda e parë dhe dekori i tregimeve të tij pothuaj dihet paraprakisht: Devolli dhe devollinjtë. Me fjalë të tjera, i mjafton “katundi” i tij për të bërë letërsi qytetare, pra, letërsi përtej kufijve dhe kufizimeve gjeografike.
Me Andonin ndodh ai proces që ndodh me verën para se ajo të behet gati e të serviret në tavolinë; fermentimi. Dhe ky proces kërkon mjeshtëri që nuk e zotëron kushdo. Tregimet e këtij shkrimtari të lënë shijen e një vere të mirë, të këndshme; të bëjnë të duash dhe të të duan.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 296 |
| ISBN | 9789928234742 |
| Redaktori | Naim Zoto |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Libri i sapobotuar “Kostë Çekrezi - I treti, i munguari” i sjell lexuesit jetën e njërit prej personazheve më interesantë të historisë shqiptare. Rrethanat e lanë në harresë Konstandin Çekrezin, përkthyesin, gazetarin, historianin dhe politikanin e zjarrtë. Por, më në fund, kemi një përpjekje për ta rizbuluar dhe është rasti të themi me mirënjohje:...