I ri Gruaja ne te zeza Shiko më të madhe

Gruaja ne te zeza

Bedri Islami NA0223

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman bazuar në historitë reale të (vetë)vrasjeve në Shqipëri. Tragjedia e një gruaje në të zeza, Bule B., është një metaforë e fatit tragjik të nënave e grave shqiptare që u bënë pre e egos dhe luftës për pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu “gruaja në të zeza” është fati edhe i Sabiha Kasimatit, Musine Kokalarit, Nënëmadhja e Gjylbegajve, Naxhije Dume, Liri Belishova. Madje, është një histori edhe e vetë nënës së autorit të romanit, Bedri Zenel Islamit, i biri i “Lulit të vocërr”, personazhit të famshëm të Migjenit.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234872

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fragment nga romani:

 “Nuk e dimë si ndodhi”, i pati thënë i dërguari i Ministrisë së Brendshme, një djalë i ri, familjen e të cilit e njihte, pasi qenë nga i njëjti qytet, Shkodra. “Me se e vrau veten?”, pyeti edhe një herë ajo, duke dashur të mbahet pas një fije shprese, si mbahen njerëzit pas një fije drite: “Me armën e tij!?” “Si e ka vrarë veten? Ai ishte në festë bashkë me ju!”. Gruaja qe ngritur ngadalë, gjunjët po i thyheshin, vajti në dhomën tjetër, të gjumit, mori çelësin që e mbante në një kutizë druri, hapi sirtarin e parë të raftit dhe u kthye... Në duar mbante armën e të shoqit, me dorezën në të kuqe të shegës së pjekur mirë, dhe, si të donte të largonte atë që kishte ndodhur, kishte thënë: “Ja, kjo është arma e tij!”.

...Ndërkohë, vetëm pak javë më parë ai (Zeneli) kishte qenë me Enver H., në pritjen e pionierëve që bëhej çdo vit në Pallatin Brigadave. Enveri e kishte marrë me vete, duke u thënë fëmijëve se dikur, një fëmijë, ja, kështu, në moshën e tyre, ishte fytyra e mjerimit, ndërsa tani është shembulli i jetës. Pastaj e afroi Zenel I. edhe më pranë vetes. Si shembullin e asaj që tregonte. “Ky, - kishte thënë, - është nxënësi i Migjenit; ai “Luli i vocërr” dhe Zeneli që kishte vetëm tollumbat për të ngrënë mësuesin e tij. Tani, ja, është këtu, mes jush, udhëheqës; vetëm partia jonë i bën këto ndryshime. Prandaj, ta doni partinë”.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe264
ISBN9789928234872
RedaktoriNaim Zoto
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRealist