Shtëpia botuese, e pagëzuar me emrin “Naimi”, në nderim të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri është themeluar në vitin 2008 synon promovimin mbi baza profesionale të literaturës dhe kulturës në përgjithësi
Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.
Krahasimet e traditës gojore, në atë shkallë sa ekzistonin para botimit të këtij libri, kanë pasur si pikë reference kryesisht kulturat klasike greke e romake, si dhe folklorin e popujve të sllavëve të jugut.
Vëllimi poetik "Trauma" përmban në vete të gjithë shpirtin e shkrimtarit tonë Romario i cili sic na ka mbushur me ndjenja në librin e tij të parë "Melodi Trishtimi" do e bëjë dhe këtë herë me vargje dhe me të tjera, ndjenja më të pjekura e mbi të gjitha me një profesionalizëm në poezi...
Tridhjetë legjenda dhe këngë ballkanike është një studim mbi origjinën historike të tridhjetë këngëve dhe legjendave.
Në Luftën e Dytë Botërore, për vetë pozicionin gjeografik dhe mbrojtjen e sigurinë që i ka dhënë natyra, Skrapari u bë strehë dhe rezidencë e shtabeve të formacioneve kryesore antifashiste dhe jo-antifashiste që u krijuan në shkallë rajonale e kombëtare, e vendkomandave të tyre dhe e spitaleve partizane dhe njëherësh edhe e misioneve ushtarake të huaja....
Në këtë libër janë përfshirë 14 tregime, të cilat trajtojnë një tematikë të larmishme, tregime që shpesh i referohen dhe pikëtakimeve franko-shqiptare dhe disa herë të frymëzuara nga vetë përjetimet e autorit gjatë më shumëse çerek shekulli që jeton në paris.
Libri “Zo-om” i Ardian-Christian Kyçykut endet përgjatë një vijëze të ndëprerë kufitare, në trajtë shenjash pikësimi e zbrazëtish ankthi, që lëvrin mes kafshës dhe njeriut, dhe të cilën njeriu shpesh e kapërcen me heshtje të qëllimshme ose të pashmangshme, ndërsa kafsha – me të folme pa fjalë. Shtatë pjesët e librit (Short Eastory, Kafaz, Pastër, Zëra...
Prof. Dr. Liman Varoshi, duke ndjekur me kujdes burimet dokumentare arkivore, literaturën, e duke qenë deri diku edhe vetë bashkëkohës i Luftës së Ftohtë ka bërë që studimi i tij të jetë me vlera të larta shkencore. Studimet dhe botimet në fushën e hisotrisë bashkëkohore paraqesin interes të veçantë