Kërko më tej
Presidenti i Agna Group, trajnuesi...
Produktet më të shikuara
Subcategories
Kjo është historia e një fëmije hebre që u detyrua të rritet pa dashuri, një djalë i zakonshëm, anonim, që priste me padurim të festonte bar mitzvahu-un e tij, që nuk do të ndodhte kurrë. Bota që ai njihte u shemb para syve të tij. Ai duhej të luftonte çdo ditë, në kampet e shfarosjes naziste, për të drejtën e tij të qenësishme, ekzistencën edhe në...
Botimet Jozef sjellin për lexuesin “A short history of Durrës” me autor Eduard Shehi. Pas botimit të parë në gjuhën shqipe në vitin 2021, vepra vjen tashmë në një komunikim me një lexues tjetër.
Zbuloni analizën e ekspertit Gilbert Achcar, nga fillimi i Luftës së Ftohtë deri tek Lufta në Ukrainë. Një rrëfim i rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të ardhmen e paqes në botë.
Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin e lëndës që ai ka bërë objekt studimi.
Për herë të parë në shqip kronika e plotë për një nga sipërmarrjet më të rëndësishme familjare të botës.
“Midis CIA-s dhe BESIMIT” është një libër kujtimesh mbi përvojat jetësore dhe veprimtarinë e një oficeri të lartë të CIA-s, sikurse është gjithashtu edhe një udhëtim mistik i tij drejt besimit.
Akademik Artan Fuga vjen me nje tjeter liber te ri studimor para lexuesit, duke bere nje sprove te natyres eseistike mbi erosin dhe te bukuren absolute.
Një Klasik i spiritualitetit indian - Që nga udhë- zimet mbi pozicionet e jogas, e deri te diskutimet morale të detajuara, Gita është një prej teksteve më të rëndësishme të Hinduizmit dhe gjithashtu shërben si një udhërrëfyes praktik se si të jetosh mirë.
Neurokirurgu me famë botërore Henry Marsh, shprehet: Ky libër është historia e përpjekjeve të mia për të kuptuar disa prej këtyre pyetjeve, pa gjetur medoemos përgjigjet. Po ashtu, është edhe historia e tij si pacient
Ky libër është një manual praktik që sintetizon njohuritë që shkenca neurologjike u ofron prindërve dhe edukatorëve, me qëllim që të mund të ndihmojnë fëmijët të arrijnë një zhvillim të plotë intelektual dhe emocional.
Historia dhe utopia, tundimi për të ekzistuar, demiurgu mortje, padobia e të qenit lindur apo silogjizma të hidhërimit. Inkursioni tij nuk është as prej shenjti as prej antishenjti, pikërisht se mungon rrugëtimi shënjues.
Dora D'Istria, si njohëse e mirë e kulturës, traditave, historisë dhe etnografisë së popujve të Ballkanit, por dhe si një veprimtare e spikatur në fushën e letrave europiane të gjysmës së shekullit XIX për evidentimin dhe njohjen e çështjeve etnike ballkanike që bulëzonin nën suazën e Perandorisë Osmane, - me këtë punim mbi gjendjen politike të...
Ky libër sjell udhëzime të thjeshta se si ataku kardiak është shpesh lehtësisht i parandalueshëm.
Për të gjitha femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre. Me më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale.
Ky libër do t’i sigurojë gratë që të marrin vendimet e duhura për shëndetin dhe për jetën e tyre. Libri “Menopauza” gjithashtu ndan histori të ndryshme të grave në menopauzë, duke bërë që shumë të tjera të mos ndihen vetëm, të kuptojnë më qartë dhe të mos druhen të flasin hapur për menopauzën. Rruga e duhur drejt pranverës së dytë të jetës suaj
Libri “Zo-om” i Ardian-Christian Kyçykut endet përgjatë një vijëze të ndëprerë kufitare, në trajtë shenjash pikësimi e zbrazëtish ankthi, që lëvrin mes kafshës dhe njeriut, dhe të cilën njeriu shpesh e kapërcen me heshtje të qëllimshme ose të pashmangshme, ndërsa kafsha – me të folme pa fjalë. Shtatë pjesët e librit (Short Eastory, Kafaz, Pastër, Zëra...
Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është...
Studiuesja Suzana Varvarica Kuka sjell librin e dytë të kolanës “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, një histori arti për fëmijë dhe të rinj. Në këtë botim, fëmijët dhe të rinjtë do të njihen me njëzet mjeshtër të tjerë të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk kanë lexuar dhe dëgjuar. Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë...
Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.
Mbaje trurin tënd të ri, të shëndetshëm dhe të mprehtë me këtë guidë shkencore për mbrojtjen e trurit nga rënia, shkruar nga neurokirurgu dhe korrespondenti kryesor i CNN për mjekësinë, Dr. Sanjay Gupta.
Në jetën e çdo njeriu ka plot ç’të rrëfesh, aq më tepër në jetën e dikujt që e ka pranuar që herët sfidën dhe që ka përjetuar ngjarje të mëdha. E tillë është autobiografia “Mes dy epokash” e Mit’hat Havarit. Autori ka gjetur kurajën t’i tregojë të vërtetat e tij në një rrëfim të gjatë mbi rrugëtimin e jetës, ku pasqyrohen përvoja, kujtime, refleksione...
Ky libër praktik për të rritur adoleshentët në botën e sotme, sjell rezultatet e studimeve për këtë periudhë të zhvillimit, sqaron sjelljet e adoleshentëve dhe tregon si mund të reagoni sa me mire si prind, ne çast dhe në terma afatgjate.