Henry Marsh MIN0149
Libër i ri
Neurokirurgu me famë botërore Henry Marsh, shprehet: Ky libër është historia e përpjekjeve të mia për të kuptuar disa prej këtyre pyetjeve, pa gjetur medoemos përgjigjet. Po ashtu, është edhe historia e tij si pacient
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Minerva | |
Punova si neurokirurg për mbi dyzet vite.
Jetova në një botë të mbushur me frikë dhe vuajtje, vdekje dhe kancer.
Ashtu si doktorët e tjerë, m’u desh të gjeja balancë ndërmjet dhembshurisë dhe objektivitetit. Ndonjëherë kjo ishte shumë e vështirë. Por rrallëherë mendoja se si do të ishte kur ajo çfarë dëshmoja përditë në punë, të më ndodhte mua.
Ky libër është historia se si u bëra pacient.
M’u desh një rrugë e gjatë përpara se t’i hyja mjekësisë, e cila përfshiu studimin dhe më pas braktisjen e filozofisë.
Në kohën që u bëra doktor, dija veçse shkencën më bazike. Edhe pse shkenca me mahnit thellësisht, nuk jam shkencëtar. Shumica e neurokirurgëve nuk janë neuroshkencëtarë. Ta pranosh këtë është njësoj si të thuash se të gjithë hidraulikët janë metalurgë.
Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.
Ky libër është gjithashtu historia e përpjekjeve të mia për të kuptuar disa prej këtyre pyetjeve, pa gjetur medoemos përgjigjet.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 18-vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas...