Kërko më tej
Subcategories
Ky libër u jep prindërve dhe kujdestarëve njohuri dhe metoda të fuqishme për të ndihmuar veten dhe fëmijët e tyre të mësojnë të përqafojnë sfidat e jetës me një mentalitet rritjeje dhe me një sy drejt rritjes së përpjekjeve dhe suksesit të tyre!
Krijuar nga mësuesit për mësuesit, ky është udhëzuesi përfundimtar për të shpalosur potencialin e nxënësve përmes mësimeve krijuese, mesazheve fuqizuese dhe mësimdhënies novatore. Trajneri i Mendësisë së Rritjes ofron gjithçka që ju nevojitet për të nxitur një klasë të mentalitetit të rritjes,
BLACKPINK - vajzat më guximtare dhe më elegante. Ky libër është udhëzuesi më gjithëpërfshirës për grupin e vajzave që po e përpin botën sa hap e mbyll sytë.
Si çdo album tjetër i Alket Islamit, "Albanian Coast from the Air " është një album unik. Këto fotografi ajrore janë vepra arti mjeshtërore.
Kliton Nesturi kthehet pas gati një çerek shekulli me vëllimin poetik "I lindur bohem", pas vëllimit "Eldorado" botuar në vitin 1997. Rikthimi te poezia është si "Të kthehesh në Atdhe", e cila është poezia që paraprin 5 ciklet poetike të vëllimit: Në udhë, Fija e flokut tënd, Blloku i vjetër i trishtë, I lindur bohem dhe Udhëtim drejt vetvetes.
Edith Durham vjen me një ribotim në shqip të librit “20 vjet ngatërresa ballkanike”, ku pasqyrohet gjendja e këtij rajoni të trazuar dhe në luftë, në fillim të shekullit të XX
Vepra me e mire ne prozen e shkurter vjen ne nje botim luksoz, te punuar me kujdes nga shtepia botuese Onufri
Martin Camaj i dha një ngjyresë moderne novelës shqipe, ku ai ka një konceptim teorik dhe një specifik në rrëfim: Novela e Camajt na vjen si zhanër tragjik, si kujtesë dhe si një teknikë e rrallë narrative, e ngjashme me modelet e rrëfimit të Nervalis, Henry James, Prusti, Joyce, apo edhe autorë të tjerë bashkëkohorë
Ky vëllim poetik është një eksperiment i rrallë poetik i realizuar nga një poet dhe një gjuhëtar, një studiues dhe estet i spikatur, ku fjala dhe teksti kanë shtresëzime të shumta historike teksa komunikojnë në të tashmen e tyre. Kjo ia shton vlerat poetike fjalës si mjet poetik
Camaj vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat...
Sado të ndodhura në hapësirat ku gjallojnë legjendat, e shpesh përmes thuajse të njëjta teknikash, gjësendet dhe jetët që na rrëfen Camaj janë të veshura me një përditshmëri të fortë e të dendur, të rrëfyeshme përmes gjesteve, ndjesive, peizazheve, ujit e dheut, lëndës së rëndë dhe djersës, përshkrimeve të ritmuara me dialogë dramatikë. Në këto pak proza...
Një manual i vlertë ku shqyrtohen në mënyrë tematike, por edhe me rend kronologjik doktrinat politike që qëndrojnë në themel të qytetërimit europian që nga lashtësia e deri në shekullin 20, nga profesori, akademiku dhe politologu i njohur italian, Xhorxho Gali, për disa dekada profesor i historisë së doktrinave politike në Universitetin e Milanos
Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005. Vjershat dhe poemat janë nxjerrë nga librat “Ëndërrimet”, “Shekulli im”, “Përse mendohen këto male”, “Motive me diell”, “Koha” dhe “Ftesë në studio”. Një pjesë, që s’kanë qenë përfshirë në këto libra, janë nxjerrë nga shtypi periodik si dhe nga vëllimi i shtatë i...
Dëshmitë e Ismail Kadaresë janë tepër të rëndësishme: ato përshkojnë një zonë të panjohur, një despotizëm ballkanas, saktësojnë detajet e një diktature dhe hedhin dritë mbi mizorinë e një tiranie, parë me syrin e një njeriu që e ka vuajtur këtë tirani.
Në këtë libër shkrimtari i shquar Ismail Kadare ka reflektuar rreth kafenesë së tij të dashur ku nisi të shkruajë veprat e tij që kur u arratis në Franë në fillim të viteve ’90. Nuk është thjeshtë një libër eseistik, pasi këtu gjenden shumë të dhëna që na ndihmojnë më tepër të të njohur universin kadarean
Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç’është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.
Qorrfermani”, shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela “Ëndërr mashtruese”, më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë. Si vëllim më vete pa dritën në vitin 1999.
Ky është një vëllim me tregime, shumica e tyre të shkruara gjatë vitit 90, por që kanë zanafillën në subjekte të shkruara më parë apo të përpunuara. Këtu vjen mjeshtëria e Kadaresë si tregimtar
Pas dy vellimeve me poezi dhe nje drame, autori Enea Ruçi vjen para lexuesit me dy novelat: Diej te larget dhe Mbi dashurine dhe harresen, - nje sprove kjo qe pret vleresimin e lexuesit
Udhëzuesi më i Lartë Shpirtëror për Meshkujt: Cili është qëllimi juaj në jetë? Çfarë dëshirojnë femrat në të vërtetë? Çfarë do të thotë të jesh një dashnor të mirë? Nëse jeni një mashkull Nëse ju që po i lexoni këto fjalë jeni një mashkull, jam i bindur se ia keni bërë vetes këto pyetje - por ndoshta nuk keni pasur shumë fat në zbulimin e përgjigjeve të...
Autori i librit “Raca shqiptare, studim antropologjik dhe historik”, Jakov Milaj sjell në këtë libër kujtimet e tij në periudhën e studimeve të gjimnazit në qytetin e Shkodrës. Sipas studiuesit Ardian Ndreca, “këto kujtime përbajnë nji dëshmi pasunuese jo vetëm për Gjimnazin Shtetnor të Shkodrës por për gjithë hapsinën urbane të qytetit e për atë kohë, që...
Katër tregimet e librit Xhaxhallarët e Sicilisë (1958), një lloj trilleri politik, janë frytet e para të pjekurisë së Sciascia-s, si shkrimtar. Në këto histori, iluzionet rreth ideologjisë dhe historisë shkrihen në gëzim e në vuajtje, kurse pafajësia e shumëkujt o zhbëhet, o braktiset. Çdo tregim ka momentin e vet historik: zbarkimi i aleatëve në Sicili,...