I ri Cmim i reduktuar! Rruga jone, rruga e suksesit ne biznes Shiko më të madhe

Rruga jone, rruga e suksesit ne biznes

Vasil Naçi, Alma Bici A-001302

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes

Më shumë detaje

305 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Agna Leadership Academy
ISBN9789928048110

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

8 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër është ripunim i thelluar i librit “Është rruga jonë”, duke u bazuar mbi ndryshimet radikale, sidomos pas pandemisë dhe revolucionin digjital që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit.

Ai është produkt i një përvoje 30-vjeçare të lidershipit të Agnës, por edhe i edukimit, trajnimeve dhe sfidave që biznesmeni dhe filantropi Vasil Naçi, bashkë me stafin e tij, kanë pasur gjatë organizimit të eventeve të mëdha “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”.

Libri trajton mënyrën e ndërtimit të kulturës në kompani, vlerat bazë; frymën e lidershipit në çdo nivel, përmirësimin dhe inovacionin e vazhdueshëm; komunikimin e hapur dhe me respekt; mençurinë në vendimmarrje dhe shpejtësi në zbatim; përballjen me realitetin dhe objektivat sfiduese; vetëdisiplinimin dhe argëtimin.

“Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, është një formulë suksesi e jetësuar tashmë, drejtuesit e të cilës po e ndajnë me të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me biznesin dhe e shohin të ardhmen brenda tij.

Përmes këtij libri ne kuptojmë më mirë sesi të ndërtojmë një kulturë në organizatën që punojmë, - mësojmë sesi të kemi punonjës dhe partnerë më të mirë dhe sesi të ndërtojmë një mekanizëm që të kemi klientë besnikë.

Ky libër vlen për të gjithë ata që e shohin jetën dhe biznesin si procese dinamike në ndryshme të vazhdueshme dhe menaxherët apo drejtuesit duhet të përballen me ndryshme të vazhdueshme.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe195
ISBN9789928048110
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë