I ri Shqiperia dhe fundshekulli i deshpëruar Shiko më të madhe

Shqiperia dhe fundshekulli i deshpëruar

Pëllumb Xhufi BDI0672

Libër i ri

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366856

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjysma e dytë e shek. XVII ofron një tablo të zymtë të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare. Ishte mbyllur periudha e kryengritjeve antiosmane, që për dy shekuj i veçoi shqiptarët si protagonistë mes popujve të tjerë të Ballkanit.

Ishin komprometuar rëndë marrëdhëniet me fuqitë e Perëndimit, në radhë të parë me Venedikun, që i kishte nxitur e i kishte përdorur kryengritjet e tyre për të përfunduar paqe të leverdisshme me Portën e Lartë, duke i lënë kryengritësit vetëm përballë hakmarrjes osmane. Shqiptarët ndiheshin të braktisur edhe nga paria e vendit.

Një pjesë e saj kishte braktisur vendin për t'u shkrirë në fisnikërinë veneciane e napoletane. Ata që qëndruan u vunë në shërbim të regjimit të ri, duke u njësuar edhe në fe me pushtuesin. Fillon një periudhë depresioni, tregues kryesor i të cilit është islamizimi masiv i popullsisë dhe squllja e frymës së qëndresës.

Kështu, kur trupat veneciane mësynë mbi Kaninën e Vlorën, më 1690, dhe mbi Ulqinin, më 1696 e më 1718, ndeshën në qëndresën e egër të banorëve, dikur aleatë, që tani i konsideronin pushtues.

Ndryshe ishte pritur më 1689 zbritja në Kosovë e habsburgëve. Ishte kontakti i parë i austriakëve me shqiptarët, që i pritën si çlirimtarë. Me mijëra luftëtarë shqiptarë, myslimanë, katolikë e ortodoksë iu bashkuan austriakëve në Novi Pazar, Pejë, Prizren e Prishtinë. Agjitatori e garanti i aleancës ishte ipeshkvi i Shkupit, Pjetër Bogdani. Por edhe  austriakët nuk vonuan të silleshin si pushtues.

Kështu, aleanca me shqiptarët u thye, trupat osmane kaluan në ofensivë, austriakët u tërhoqën, duke lënë prapa tokë të djegur dhe, siç kishte ndodhur edhe më parë, mbi shqiptarët u lëshua hakmarrja osmane e shoqëruar me mizori, plaçkitje, deportime e ikje.    

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe336
ISBN9789928366856
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriShqipëria