I ri Mes dy epokash Shiko më të madhe

Mes dy epokash

Mithat Havari PE0667

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në jetën e çdo njeriu ka plot ç’të rrëfesh, aq më tepër në jetën e dikujt që e ka pranuar që herët sfidën dhe që ka përjetuar ngjarje të mëdha. E tillë është autobiografia “Mes dy epokash” e Mit’hat Havarit. Autori ka gjetur kurajën t’i tregojë të vërtetat e tij në një rrëfim të gjatë mbi rrugëtimin e jetës, ku pasqyrohen përvoja, kujtime, refleksione personale, ngjarje me shumë tension, dhimbje, tradhti, suksese e shumëçka.

Më shumë detaje

111104 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371584

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në një renditjeje kronologjike, ngjarjet që kanë shënjuar jetën e dallgëzuar të autorit fillojnë nga gjeneza. Me një kujtesë të jashtëzakonshme, ai lundron mes kujtimeve dhe sjell përshkrime që nga hapat e parë të fëmijërisë, nga dëshira për t’u shkolluar, kallot e para nga punët e vështira, “lakun e njomë në fytin e tharë” gjatë kohëve përvëluese për shkak të luftës së klasave, marrëdhëniet njerëzore, përpjekjet për t’u edukuar dhe formuar, mospranimin e realitetit dhe luftën ndaj tij në segmente të gjata kohore, për të mos thënë deri më sot, zhgënjimin e thellë nga ndërrimi i sistemeve dhe ajo që e quan “pseudodemokraci”, ndërtimi i familjes dhe karrierës etj.

Si një kundërshtar i fortë i sistemit të dikurshëm totalitar, Havari ngre shpesh pikëpyetje dhe hedh akuza për shtrembërimin e historisë në tërësi, por dhe të ngjarjeve më të vonshme në kohë, me personazhe konkrete, për të cilat dëshmon nëpërmjet përjetimit personal. 

Një nga aspektet që e bën edhe më tërheqëse këtë autobiografi, është trajtimi i saj me sinqeritet, pa fshehur emocionet dhe ndjenjat. Frika që e ka shoqëruar shkrimin e librit lidhet me faktin nëse do të jetë i besueshëm nga lexuesit. Se e vërteta, përveçse mbytet në pus, se nuk besohet, shpesh dhemb dhe lë të pakënaqur njerëzit përreth. Autori e ka këtë brengë, që ndihet herë pas here edhe gjatë leximit, por gjithçka shkruhet në këtë libër është e vërteta sipas tij, prandaj është kujdesur të sjellë fakte, dëshmi dhe emra konkretë, që mund të dëshmojnë në çdo kohë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe678
ISBN9789928371584
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë