I ri Antologji e tregimit shqiptar Shekulli XXI Shiko më të madhe

Antologji e tregimit shqiptar Shekulli XXI

Grup autorësh A-004349

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori qe ka pergatitur kete antologji, Rexhep Shehu, ka perzgjedhur tregimtaret me te njohur te letersise bashkekohore shqipe, ne nje projeksion dhe lexim subjektiv. Por, kjo konsiderohet si nje nga antologjite me sasiore qe eshte botuar ndonjehere per tregimin shqiptar.

Më shumë detaje

96 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Klubi i poezisë
Fletët637
ISBN9789928453860

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fjala e botuesit

ANTOLOGJIA JONË E TREGIMIT ME 101 AUTORË

Gjerdan me gurët më të çmuar të letërsisë së sotme shqipe është kjo Antologji e tregimit shqiptar të shekullit 21, antologji e Klubit të Poezisë në të cilën përfshihen 101 autorë shqiptarë.

Janë ulur në këtë sofër të madhe disa nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, më të talentuarit e kohës tonë dhe kemi krijuar mundësi të fusin gjurin edhe disa të rinj të cilëve u besojmë se do ta vazhdojnë maratonën e letërsisë.

Janë pak 101, janë shumë 101!

Kjo është antologjia jonë, zgjedhja jonë, kriteret tona.

Gjithkush ka dhe bën antologjinë e tij, përmbledhjen e përzgjedhjen e tij.

Numri i fiksuar 101 ka lënë jashtë autorë të tjerë shumë të njohur që janë bazë e themel i sigurtë për vëllim të dytë vijues të kësaj antologjie.

Kemi nisë me Antologjinë e autorëve kuksianë, vijuam me Antologjinë e poezisë turke, Puthje mbi Bosfor, me 101 poetë turq, me Trëndafila Persie, Antologji e poezisë moderne të Iranit, po vazhdojmë me Antologjinë e tregimit shqiptar të shekullit 21 me 101 autorë shqiptarë, të rënditur sipas rendit alfabetik, një antologji e papërsëritshme për emrat e medhej të letrave shqipe që ka brenda saj.

Janë paguar gjithë kostot dhe janë marrë përsipër rrisqet të bindur se të mëdhejtë duhet të pranojnë pranë vetes të vegjlit.

Besoj fort se do të sjellim edhe antologji të tjera të rëndësishme të fqinjëve tanë që mungojnë në bibliotekën shqipe, por pas dere është Antologjia me 101 poetë shqiptarë të shekullit XXI.

Si botues i Antologjisë së tregimit shqiptar të shekullit të 21, falenderoj të gjithë shkrimtarët në gjithë hapsirën shqiptare dhe në diasporë që iu përgjigjen ftesës time, më besuan dhe dërguan tregimet e tyre, siç i kanë dërguar edhe për revistën Illz, revistë letrare e Tiranës, të cilën e boton Klubi i Poezisë.

Falenderoj shkrimtaren dhe përkthyesen Liljana Kristuli që dha idenë fillestare dhe e sponsorizoi këtë antologji.

Falenderoj mikun tim Izet Duraku që e pagëzoi Antologjinë me këtë emër dhe për konsultat me shumë vlerë.

Antologjisë i prin i ftuari ynë i nderit shkrimtari i shquar Mitrush Kuteli, duke qenë të bindur se 101 autorët do të ndjehen të nderuar nga prania e tij në Antologjinë e tregimit shqiptar të shekullit 21 me rrefenjen e mrekullueshme Fshati im e pi rakinë, si urim mirëseardhje për shkrimtarët e kohës tonë të përfshirë në këtë antologji modeste.

Rexhep Shahu

Autoret me tregimet e tyre

- I ftuari i nderit Mitrush Kuteli - Fshati im e pi rakinë/7

1. Ag Apolloni – Melankolia/32

2. Agim Gjakova – Kodra/41

3. Agim Xhafka - Muri prej xhami/48

4. Agron Shele - Kalaja ilire/51

5. Agron Tufa – Orfi/55

6. Ahmet Selmani - Ikja prej bushtrës/61

7. Alban Bala - Telefonatë nga Kanadaja/62

8. Alban Kuçana - Shikimi i fundit/67

9. Albert Vataj - Hija e nanës/72

10. Albina Idrizi - Një tregim dashurie/74

11. Ana Kove - Tingujt e trupit/78

12. Andreas Dushi - Letrat e dashurisë/84

13. Anton Gojçaj - Pushoftë në paqe/87

14. Anton Nikë Berisha - Letra e burgosur/92

15. Anton Pashku – Floçka/97

16. Arber Ahmetaj - Gjyqi i dhisë/106

17. Ardian-Christian Kyçyku - L.O.L./129

18. Artan Gjyzel Hasani – Çarku/138

19. Arti Lushi - Metamorfoza e Akilit/143

20 Avni Halimi - Gjarpri i shtëpisë/145

21. Ballsor Hoxha - Cigarja e parë prej babës/148

22. Bardha Alimeta - E panjohura/153

23. Bashkim Shehu - Legjenda e gurit/163

24. Besnik Mustafaj - Një histori e vogël me domate të kuqe/168

25. Bujar Balliu - Sintaksë siluetash/175

26. Butrint Berisha - Mbreti pinte shumë cigare/180

27. Dritëro Agolli – Ujku/192

28. Eli Kanina – Nishani/196

29. Ertila Zaloshnja - Dy dashuri/198

30. Ervin Nezha - I vdekuri dhe stuhia/201

31. Esmeralda Shpata - Janë çakorduar busullat/206

32. Eva Gjoni - Jam unë, besomë/208

33. Faruk Myrtaj - Dritarja e fundit/211

34. Fatmir Minguli - Aparati fotografik/223

35. Fatos Arapi - Dikush më buzëqeshte/226

36. Fatos Kongoli – Pilatët/230

37. Flogerta Krypi - Rrëfimet e një stoli/237

38. Florin Kelmendi – Eksperimenti/240

39. Flurans Ilia – Parabellum/242

40. Flutura Açka – Milingona/244

41. Gazmend Bërlajolli – Fëllanzat/247

42. Gentiana Kone - 24 orë nga jeta e një bliri/259

43. Granit Zela - Secili shkruan tregimin e vet/263

44. Grigor Jovani - Flutura ne shpirt/268

45. Hyqmet B Hasko - Kthimi i fundit/273

46. Ibrahim Kadriu – Rrezja/277

47. Ilir Kadia – Binia/285

48. Ilir Magjistari - Nuk rri dot kështu/289

49. Iskra Thoma - Ditë të gjata vere/291

50. Ismail Kadare - Për të harruar një grua/298

51. Istref Haxhillari - Hija e një gruaje/302

52. Jusuf Buxhovi - Jeta lakuriq/308

53. Kim Mehmeti – Robi/320

54. Lazër Stani - Një vonesë bagazhesh/326

55. Leon Lekaj - Lule të rreme/337

56. Liljana Kristuli - Mes për mes Europës deri në Paris/342

57. Luan Rama - Kali i gjeneralit/364

58. Mark Simoni - Kinemaja e mëhallës së vjetër/375

59. Mehmet Elezi - Shtatorja do të përurohej në orën 11.00/381

60. Mehmet Kraja – Lashtësi/386

61. Meri Lalaj - I bukuri shejtan/388

62. Miho Gjini - Koka e perëndeshës/392

63. Mimoza Erebara - Qyteti i humbur/404

64. Murat Aliaj - Gomari i çalë/410

65. Namik Dokle - Shqiponja dhe macja e egër/418

66. Nasi Lera - Thonjtë e Natës/423

67. Natasha Lako - Thesi i Adrianit/428

68. Ndue Dedaj – Baltëbota/437

69. Petrit Nika - Vizitori misterioz i natës/442

70. Petrit Sulaj-Në poret e fjalëve të tij bënin fole dallëndyshet/451

71. Pozaet Qose - Një vdekje “Sui Generis”/460

72. Primo Shllaku - Pema në mes të sheshit/466

73. Qazim D. Shehu - Ti më the, Marina/478

74. Qazim Muska - Gruaja në varreza/487

75. Ramadan Rexhepi – Konstantina/494

76. Ramiz Gjini - I panjohuri/502

77. Ridvan Dibra - Me dorën e majtë/506

78. Riza Braholli – Heroi/514

79. Roland Gjoza - Zonja me Kamelje/520

80. Romeo Çollaku – Borë/524

81. Sabit Rustemi - Pesha e dheut/529

82. Salajdin Salihu – Udhëtimi/536

83. Sami Milloshi - Fitorja e fundit e humbësit/538

84. Sazan Goliku - Pas derës së bibliotekës/541

85. Shazim Mehmeti - Vrasës?/543

86. Shkëlqim Çela – Çeta/546

87. Shkëlzen Halimi - Një vdekje e çuditshme/553

88. Skënder Buçpapaj-Askush nuk e lexoi atë novelë dashurie/555

89. Skifter Këlliçi - Fotografia e çuditshme/563

90. Sofia Doko Arapaj - Një qiri kujtimi/567

91. Sulejman Mato - Njeriu i pasvdekjes/570

92. Teuta Sadiku - Zogu në duart e mia/576

93. Thanas Medi – Këpucët/581

94. Ton Zmali - Derri trazovaç/584

95. Vaid Hyzoti - Biri i kurvës/589

96. Vili Minarolli – Mashtruesi/595

97. Virion Graçi - I dërgova unë, diku/599

98. Viron Kona - Dita e tollonit/604

99. Visar Zhiti - Drama e flokëve të saj/611

100. Ylljet Aliçka – Kompromisi/616

101. Zija Çela - Margarita dhe tullumbace/623

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët637
ISBN9789928453860
RedaktoriRexhep Shahu
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë