I ri Vetmia e syve te qenit Shiko më të madhe

Vetmia e syve te qenit

Nasi Lera A-006372

Libër i ri

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313720

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Që nga ai vit ka nisur të botojë tregime në faqet e revistave dhe gazetave. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t’u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike. Edhe pse konciz, bie në sy përpjekja jo për të fiksuar pamjet e jashtme, por valimet e tingujve të klaviaturës së botës së brendshme të personazheve, të cilët në tregimet e Lerës, në shumicën e rasteve, janë të zhveshur nga pompoziteti, frazat e thata bombastike dhe fluromat e ekzaltimeve. Kështu tregimet e këtij shkrimtari, në radhë të parë, duken sikur janë të ftohta, por kjo ftohtësi është krejtësisht e rreme: përbrenda tyre kemi gjallërinë dhe ngrohtësinë jetësore në një shkallë që u shkon për shtat gjendjeve të personazheve – shkallëzimi dhe shkrirjet e gjendjeve në njëra-tjetrën janë gati të pahetueshme, shumë të natyrshme, pa sforcime e aspak artificiale, dhe kjo bën që tregimet e tij të jenë tërësi kompakte, thuajse të shkëputura nga vetë jeta.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928313720
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë