I ri Cmim i reduktuar! Flutura mes gjinjve Shiko më të madhe

Flutura mes gjinjve

Mira Meksi BO0236

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mira Meksi vjen me një përmbledhje tregimesh dhe novelash para lexuesit shqiptar: Pas suksesit me dy novelat “Vrasje në Venecia” dhe “Pa zemër në kraharor”, botuar gjatë vitit 2016, tashmë janë në një koleksion 16 tregime mistike dhe fantastike, që shënojnë një pamje të re të prozës së shkurtër shqipe

Më shumë detaje

42 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët280
ISBN9789928226723

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tatuazhi i profilit të fluturës japoneze mes gjinjve të një gruaje të bukur fsheh plot mistere erotike. Një dashuri e fajshme trondit nga themelet besimin te vetë dashuria.

Emri i gruas që marrosi Servantesin dhe u bë simboli njerëzor i dashurisë së paarritshme, është gdhendur në kalanë e Ulqinit.

E vërteta e mizorisë, luftës, dashurisë dhe vdekjes së kontit Drakula, gjendet në Labirintus Budavari, 1040 Budapest. Këto dhe të tjera tema nga më të larmishmet dhe më të jashtëzakonshmet formëzojnë tregimet dhe novelat e “Flutura mes gjinjve”.

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët280
ISBN9789928226723
RedaktoriShpëtim Doda, Bujar Hudhri
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë