Ne bregun Chesil Shiko më të madhe

Ne bregun Chesil

Ian McEwan SB0048

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jemi në Europën e viteve 60', dhe pikërisht, dyzimi ndaj tabuve bëhet shkak i përmbysjes së fatit. Deri ku do të shkojë drama e paparashikuar? Me një gjuhë të dlirë e të sinqertë, edhe në këtë vepër brenda stilit të tij mjeshtëror, Ian McEwan, si një eksplorator i çuditshëm, depërton në thelbin e karaktereve të personazheve, falë fantazisë së jashtëzakonshme krijuese.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978-99943-51-38-1

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Korrik, 1962. Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës. Nata e tyre merr një rrjedhë të paparashikuar. Fati i keq, dëshirat, koha dhe pakënaqësitë, kërcënojnë për dramë në rrëfenjë. Lidhja e tyre cënohet nga hijet e së shkuarës dhe paragjykimet që personazhet mbajnë në vetvete. "Ata ishin të rinj", rrëfen Ian McEwan, "të edukuar dhe të dy të virgjër, në atë natën e tyre të parë, por jetojnë në një kohë kur të folurit për seksin është pothujase i pamundur."

Të dhëna

Faqe144
ISBN978-99943-51-38-1
RedaktoriKliton Nesturi
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Kozeli