Ian McEwan ka lindur më 21 qershor 1948 dhe është një nga romancierët kryesorë britanik të ditëve tona. Ai është përzgjedhur nga Times mes 50 shkrimtarëve britanikë më të mirë që nga viti 1945. Ndërsa The Daily Telegraph e ka përzgjedhur mes 100 personave më me ndikim në kulturën britanike.
Ian McEwan ka lindur më 21 qershor 1948 ne Hamshpire. Fëmijëria e tij kaloi në Azinë Lindore, Gjermani dhe Afrikën e Veriut (përfshirë edhe Libinë) për shkak të lëvizjeve të babait të tij me punë të ndryshme. Ai rikthehet në Angli në moshën 12 vjeçare. Ka studiuar në Universitetin e Syssex ku edhe ka marrë diplomën për letërsinë angeleze në vitin 1970 ndërsa mastërin për letërsi e ka përfunduar në Universitetin e East Anglia.
Fillesat e tij në letërsi nisin me tregimin, ku publikoi librin “First loive, last rites” (19575) ku edhe ka fituar çmimin Somerset Maugham në vitin 1976. Tre vjet më vonë publikoi librin tjetër me tregime “In Between the sheets” (1978), pasuar nga dy libra me novela “The cement garden” dhe “The comfort of strangers”, të cilat janë kthyer edhe në filma. Për shkak të natyrës së veprave të tij, ky autor është quajtur ndryshe edhe “Iani makabër”.
Gjatë viteve “80 lëvroi letërsi për fëmijë edhe prozën e gjatë. Me veprën “The child in time” fitoi çmim në vitin 1987.
“I pafajshmi” është një dramë spiunazhi (1990) dhe “Qentë e zinj” roman i cili reflekton për periudhën naziste në Europë dhe fundin e Luftës së Ftohtë.
Në vitin 1994 rikthehet tek letërsia për fëmijë, duke publikuar romanin “The daydreamer”.
Me veprën “Enduring love (1997) Ian McWëan fitoi çmimin Booker Prize. Dhe me romanin Amsterdam fitoi çmimin Man Booker Prize në vitin 1998.
Veprat e tjera të këtij autori janë Atonement (2001), “Suterday” (2005) dhe “On chesil beach”(2007) ku ka qenë pretendent për disa çmime.
Gjatë karrierës së tij si shkrimtar, është akuzuar edhe për plagjiat.
Ky autor ka shkruar gjatë viteve të fundit edhe libra të natyrës politike dhe të angazhimit social.
Ne gjuhen shqipe jane perkthyer nga Skanderbeg Books tre prej romaneve te tij: Semundje dashurie, Ne bregun Chesil dhe E shtuna
Jemi në Europën e viteve 60', dhe pikërisht, dyzimi ndaj tabuve bëhet shkak i përmbysjes së fatit. Deri ku do të shkojë drama e paparashikuar? Me një gjuhë të dlirë e të sinqertë, edhe në këtë vepër brenda stilit të tij mjeshtëror, Ian McEwan, si një eksplorator i çuditshëm, depërton në thelbin e karaktereve të personazheve, falë fantazisë së...
Libër i shkruar në mënyrë të përsosur...Një roman i mrekullueshëm, që se shqit dot nga dora dhe aq origjinal.