Tom Kuka (Pseudonim) A-008922
Libër i ri
Rrethimi” nuk është një libër historik. Në të janë përfshirë ngjarje të vërteta, të marra nga kronikat e kohës, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën si kanë jetuar shkodranët apo të tjerët që u kapën në grackën e rrethimit. Por kushdo që njeh historinë apo e njeh këtë ngjarje mund të vërejë mospërputhje historike apo “gabime”, fjala vjen personazhe të paqenë atëbotë. Kjo vjen si pasojë e trillimit ose si e quajmë ndryshe me gjuhën e sotme “fiksionit”.
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928371379 | |
Rrethimi” nuk është një libër historik. Në të janë përfshirë ngjarje të vërteta, të marra nga kronikat e kohës, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën si kanë jetuar shkodranët apo të tjerët që u kapën në grackën e rrethimit. Por kushdo që njeh historinë apo e njeh këtë ngjarje mund të vërejë mospërputhje historike apo “gabime”, fjala vjen personazhe të paqenë atëbotë. Kjo vjen si pasojë e trillimit ose si e quajmë ndryshe me gjuhën e sotme “fiksionit”.
Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i tërë është zënë në grackë.
Kush është brenda rrethimit, jeton nën rrebeshin e bombardimeve, të zisë së urisë dhe ngricës që s’ka zjarr ta shkrijë. Mbijetesa duket si mallkim, vdekja si shpëtim.
Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij. Trina do të ngrijë në pllakën e gurit që t’i shpëtojë besës. Një zë që qan nga gurët e kështjellës do të mallkojë fjalën e dhënë, gjë që e lë pa gjumë Esat Pashën, ndërsa Hasan Rizaja me murgun erëmirë kanë për ta treguar me gisht. Osja i Falltores do t’i shohë të gjitha, ndonëse i ndryrë brenda mureve të vetmisë. Në gjithë këtë lëmsh, endet Çerçiz Topulli në kërkim të armikut, pavarësisht se përballë i del veç i premtuari.
Një rrëfim epik për qëndresën e një kombi përmes triumfit të dashurisë. Në parathënie, autori shkruan: “Ka qenë një fotografi, asgjë më shumë, thjesht një fotografi, e cila më futi në udhën e këtij libri. Ca vjet më parë, krejt rastësisht, falë atyre lundrimeve të kota në internet hasa në foton “Gjon Pali dhe e bija” të Kolë Macës. Vëzhgimi i kësaj skene nuk di pse më shkaktoi njëfarë pështjellimi që përzihej me mahnitjen. Ka qenë ky çast i mbramë që e troshiti aq fort kërshërinë time. [...] E pashë veten si Kolë Maca i atij moti të zi që nuk zgjodhi ta shkruante kronikën e qytetit, por ta fotografonte. Natyrisht, mendja ime punon ndryshe, nuk rri dot e qetë pa bërë trillimet e saj, prandaj sajoi një histori krejt tjetër brenda këtij rrethimi të tmerrshëm.
Kritika:
Ku qëndron sekreti i narracionit në stilin e E. Demit? Është një pyetje që vjen natyrshëm… Krijon një vizualitet si në film, tablotë, lëvizjet, veprimet gjallërojnë aftësitë përfytyruese të lexuesit, i jep fjalës lirinë e lëvizjes, loja me kohën-bashkim i përshkrimit të momentit me vizione të një moment të shkuar, shkrirja e njohjes historike me emocione të fuqishme, dhe e gjithë kjo rrëshqet, butë, qetë, natyrshëm… Narracion i zhdërvjellët, i matur, pa ngut, por me dinamikë të brendshme.
Floresha Dado - ExLibris
Tom Kuka është një intelektual i shkëlqyer dhe një shkrimtar i ndjeshëm ndaj rrënjëve të veta.
La Repubblica
Shkrimi i Tom Kukës është gjithë solemnitet, ai përmban gjurmën e një shkrimtari të vërtetë, prej të cilit lind misteri i personazheve. Edhe kur janë të egër, edhe kur ngatërrojnë të shenjtën me profanen dhe falja është një ambicie e paarritshme, Kuka e zhyt penën në një parabolë evokuese.
Corriere della Sera
Faqe | 206 |
ISBN | 9789928371379 |
Viti i Botimit | Nëntor, 2022 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | Mbi 16 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Ky është romani i parë i autorit shqiptar, që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Identiteti i tij i vërtetë nuk njihet. Por, nëse iu ka marrë malli për kryeqytetin e viteve ’30, personazhet e tij, jetën dhe mjedisin përreth megjithë koloritin e tij, ky libër konsiderohet tashmë i pashmangshëm
Në një vend diku mes kufijsh, një grusht njerëzish përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, në vendin ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut.
Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton që ky rend të përmbyset dhe të ndodhë gjëma.
Duhet fshirë gjëma e madhe e mëkatit që jeta të lulëzojë sërish.