Triptik dashurie ne kafenen Papillon ne Prishtine Shiko më të madhe

Triptik dashurie ne kafenen Papillon ne Prishtine

Xhemail Ali Peci A-004461

Libër i ri

10 Artikuj

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kopshte parajse ishin sytë e Kukullës, ëndërr dashurie ishin sytë e saj blu. Sytë e Kukullës ishin pasqyra më besnike e shpirtit të saj, kurse përmasat e Kukullës me përjetësinë ishin njëlloj sikur ato të artit me letërsinë.

Njëlloj si përmasat e veprës së Balzakut me Francën, në thënien e famshme se nëse ndodh ndonjë përmbytje e Francës dhe shpëtojnë veprat e Balzakut, nuk ka ndodhur asgjë! Por nëse ndodh e kundërta, atëherë kjo do të ishte katastrofa: pra nëse do të përmbyteshin, do të humbeshin apo nëse do të treteshin veprat e Balzakut, e do të shpëtonte Franca!

Është kaq e rrallë një lidhje e tillë, një mishërim kaq i përjetshëm i një shkrimtari me vendin e tij, i veprës së tij me atdheun e tij. E as këtu nuk mund të ketë rastësi: Balzaku, Franca dhe letërsia franceze – njëra prej luleve më të bukura të qytetërimit.

Ndërkaq, sytë e Kukullës ishin dy sy si dy botët më sipërore të kopshteve të parajsës. Pra, edhe nëse përmbysej bota, mjaftonte që ata dy sy të mos mbylleshin kurrë, sepse bota nuk mund të shpëtonte ndryshe përveç se nga magjia dhe shenjtëria e ngjyrës së kaltërt. Kjo ishte arsyeja pse engjëjt gjithmonë i luteshin Zotit që vetëm ata dy sy të mos mbylleshin kurrë, sepse bota e syve është bota e shpirtit…

Kukulla ishte një metaforë - një emër me zemër dielli, ndoshta një nga dëshmitë më të rralla se Zoti është poeti më i përsosur. Ajo ishte vetë vargu gjenial i Rudakit - pa dyshim një poet përmasash të papërsëritshme: Fytyra jote zbardh si dita e të ringjallurve!...