Bisedë përmes hekurash Shiko më të madhe

Bisede permes hekurash

Ismail Kadare BO0129

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Bisedë përmes hekurash", është seri letrash të shkëmbyera mes Kadaresë dhe Ukshin Hotit në vitet kur Ukshin Hoti mbahej në burg nga shteti serb. Ky libër ka vlerë të vecantë për faktin se tregon hapur qëndrimet e Ukshin Hotit për kombin shqiptar, për shtetin e Kosovës etj., qëndrime të cilat çuan edhe në prangosjen e Ukshin Hotit nga regjimi serb i Millosheviçit

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928164971

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Parathënie e botimit të parë, e shkruar nga Ismail Kadare

"Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore, (bëhej fjalë për një ish- kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu i botuar në tri gjuhë: shqip, frëngjisht dhe anglisht, do të ishte më efikas për të kushtrimuar opinionin publik ndërkombëtar.

Ishte mesi i vitit 1997. Shqipëria porsa kishte dalë nga një dramë e shëmtuar vetëvrasëse, në Kosovë retë e zeza dendësoheshin çdo ditë. Më tepër se kurrë, ndihej nevoja e prijësve shqiptarë. Ndërkaq, Ukshin Hoti, njeriu që aq fort i duhej Kosovës, gjendej i lidhur me hekura.

Ky libër, pra u mendua si një thyerje e këtyre hekurave. Roli i tij do të ishte i trifishtë: shpallja botërisht e pikëpamjeve të Ukshin Hotit, ato që e kishin çuar në burg, njohja nëpërmjet tyre e krejt dramës Kosovare, lirimi i liderit. Dialogu me një të burgosur, gjë e mundur ne çdo shtet demokratik, ishte i pamundur në një vend politikisht barbar si Serbia. Ndaj u mendua si një dialog i tërthortë, i njëmendsuar përmes pyetjeve të dërguara me shkrim. Ishte e natyrshme që ky aksion të shoqërohej nga ankthi i vazhdueshëm: do të arrinin dot pyetjet të futeshin në burg? Do të arrinin dot përgjigjet të dilnin?

Falë rrethanave dhe njerëzve të guximshëm, giysma e parë e mrekullisë ndodhi: pyetjet arritën te i burgosuri. Pas kesaj, e pabesueshmja po plotësohej: përgjigjet nisën të dilnin.

E gjithë kjo kërkoi një kohë tepër të gjatë. Një ngadalësi makthi diktonte ritmin e kësaj torture. Një si perde mijegulle rrinte mbi gjithçka. Duke e lexuar librin, lexuesi do ta ndiejë gjithmonë këtë mjegull. Pyetjet dhe përgjigjet shpesh nuk përkojnë. Aty-ketu ka zbrazësi. Nuk tepërohet po të thuhet se libri ngjan herë-herë si i bombarduar. Shpjegimi është fare i thjeshtë: Ukshin Hoti i ka patur pyetjet vetëm pak kohë (me sa duket, dy a tri orë) kështu që përgjigjet, të cilat me aq mund nisi t'i shkruante, i ka hartuar sipas kujtesës. Në botimin e librit është respektuar ky vizioni të burgosurit: pyetjet janë vënë bashkë, ashtu siç i ka lexuar ai, në atë ditë befasuese kur i ranë në dorë, dhe përgjigjet janë grumbulluar bashkë, ashtu siç i hartoi pastaj në ditët e zymta të burgimit.

Në kohën që ky libër po përgatitej me ngut, edhe me ngutshëm, përpara gjithe botës, po shpalosej tragjedia e Kosovës. Krimi serb po afishohej përherë e më mizorisht e pa maskë. Nje ndër tre synimet kryesore të këtij dialogu: lirimi i Ukshin Hotit, ai që pritej të kryhej falë këtij libri, kishte rrezik të dëmtohej pikërisht prej tij. Ko ishte nyja tragiike që e mbajti ca kohë peng autorin e këtyre radhëve bashkë me njerëzit e afërm të Ukshin Hotit. Të egërsuar prej librit, kriminelët e Beogradit mund të shpejtonin zhdukjen e martirit.

Afati i lirimit të Ukshin Hotit, (lirim pak i besueshëm në kushte të tilla) nuk ishte larg megjithatë. Ndërkaq, rrokullisja e ngiarieve ishte tillë, që fati i Ukshin Hotit u plazmua e u bë njësh me fatin e krejt Kosovës, çka iu ndodh vetëm liderëve martirë. Filloi bombardimi i Serbisë e bashkë me të, i Kosovës. Populli shqiptar, i ndërgjegjshëm se çmimin e lirisë do ta paguante tepër të shtrenjtë, pranoi flijimin si rallëkush në kronikën e njerëzimit. Dramën e përjetuan të gjithë, por dyfish, dhjetëfish, e përjetuan ata që ishin lidhur në pranga në burgjet serbe. E ndër ta ishte Ukshin Hoti. Si në një epilog biblik, fati i tij u zhvendos në të tjera sfera, për të mbetur gjer më sot në mjegull të plotë.

Askush ende nuk e di ç'ka ndodhur me Ukshin Hotin. Nuk e dimë në së është apo nuk është më në këtë botë. Burgu i Dubraves, ku mendohet se ka qenë për herë të fundit, u bombardua prej NATO-s. Thuhet se më 16 maj, një ditë para mbarimit të afatit të burgut, u nxorr andej, i shoqëruar nga dy përcjellës, per t'u çuar në drejtim të panjohur. Thuhen gjëra të tjera të pavërtetura nga askush.

Ky dialog, që qysh në krye u quajt natyrshëm, "mes hekurash" u bë edhe më dramatik. Tani ai ka midis jo vetëm hekurat, por mjegullën e dendur të të panjohurës e ndoshta të mosqenies.

Këtë pranverë populli i Kosovës vazhdon të kërkojë njerëzit e vet të rrëmbyer nga barbarët pas ikjes nga Kosova. Ishte akti i fundit i historisë së tyre të zezë. Emrat e Flora Brovinës, Albin Kurtit, emrat e mijra të tjerëve, një pjesë të pranguar e një pjesë të zhdukur, nuk mund të lenë të qetë ndërgjegjen e Evropës.

Ukshin Hoti ndodhet tani në larginë. Le të shpresojmë qe ai të jetë ende në botën e të gjallëve. Megjithatë, çfardogoftë trajta e tij trupore, guri ku mbeshtet kryet, ose mbulesa sipër tij, shpirti i tij, është i paprekur. Ai shpirt i lirë ndodhet në kumtet që ka lënë, në librat e në letrat e tij. E mbi të gjitha, ai shtjellet i plotë e ngadhënjyes në lirinë e Kosovës."

Ismail Kadare

Tiranë, prill, 2000

Të dhëna

Faqe168
ISBN9789928164971
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim