Koha e dashurisë Shiko më të madhe

Koha e dashurise

Ismail Kadare BO0040

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese".

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-186-87-4

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht.
Tri kohët që pasojnë këtu si tri akte të një tragji- komedie: "Koha e shkrimeve", "Koha e parasë" e pastaj "Koha e dashurisë", tregojnë për adoleshencën e shkrimtarit, tre dështime të njëpasnjëshme, në një atmosferë groteske dhe nganjëherë patetike.
Tri dështime që iu korrespondojnë tri poleve tërheqëse të adoleshentit Kadare e që janë vazhdim i natyrshëm i "Kronikës në gur", sepse kuadri është gjithnjë Gjirokastra, kur Kadareja ishte dymbëdhjetë- pesëmbëdhjetë vjeç e personazhet - ata që kanë mbijetuar nga lufta - janë gjithmonë aty: tregimtari, Iliri, hallë Xhemoja...
Megjithatë shumë vite e ndajnë shkrimin e "Kronikës në gur" nga këto tri tregime. I pari midis tyre "Koha e shkrimeve", që i përket vitit 1984 u botua dy vjet më vonë. Pastaj vjen "Koha e dashurisë", i shkruar më 1986 dhe i botuar më 1990. Kurse "Koha e parasë" kronologjikisht i ndërmjetmë në kohën e tregimit, është shkruar në fundin e vitit 1996 dhe fillimin e vitit 1997.
Ky tekst, më patetiku i të treve, merr një episod të vërtetë dhe absurd nga jeta e shkrimtarit, ku shikohet se si në një atmosferë të denjë për "Shakanë" e Milan Kunderës, dy adoleshentë janë dënuar si falsifikatorë monedhash e gjenden për një kohë të shkurtër prapa dyerve të burgut.
Në një regjim kaq të ashpër, një ëndërr fëminore mund të kthehet në një makth politik, ku më të çuditurit nga të gjithë janë fëmijët e arrestuar, të cilët i bëjnë pyetje vetes se çfarë të keqe kanë bërë.
Këto tre tregime janë më shumë se ato ç'ka shkruar Panjoli për diktaturën. Ato ilustrojnë dhe ndriçojnë nëpërmjet autobiografisë të gjitha krijimet kadareane. Autobiografia plotëson imagjinaren.
"Koha e parasë", për shembull, nuk do të ishte botuar në asnjë rast nën regjimin stalinian, sepse ishte e ndaluar të thuhej se në një vend ku pushteti kishte legjitimitetin e popullit mund të hidhje në burg "kalamajtë".
Nuk ishte gjithashtu e mundur ta botoje këtë tekst menjëherë pas rënies së këtij regjimi, sepse ndonjëri do të mendonte se shkrimtari ka dashur të hiqet si një i persekutuar i orëve të para: "E shihni! Që në adoleshencën time...".
Si "Kronikë në gur" (që mund të ishte titulluar "Koha e leximeve të para", le të kujtojmë Mak- bethin dhe Homerin), këto tre tregime shpalosen në vijën e thyerjes midis botës së vjetër e botës së re, që është në lindje e sipër. Pikërisht në këtë ndarje merr zanafillën tensioni që kanë këto tre tekste.
Tregimtari kalon në këtë kohë periudhën e tij të zbulimeve të mëdha, e pikërisht atë të vështirësisë, të dhimbjes dhe të bukurisë së të shkruarit. Adole- shenti i "Kohës së shkrimeve" bie shumë shpejt që lart, por kjo periudhë fillestare do të jetë e frytshme, sepse ai mëson të mos heqë dorë që në zhgënjimin e parë, dhe e kupton që pasioni, ai gjithashtu, ka një çmim.
Adoleshent, pastaj student në "Kohën e dashurisë", ai pyet veten mbi kujtimet dhe përje- tësimin e gjërave, mbi "pathyeshmërinë dhe nostal- gjinë". Shumë shkrimtarë të mëdhenj kanë dashur të kujtojnë nëpërmjet teksteve të shkruara dashuritë e tyre të para.
Këto tekste janë përgjithësisht të ngjeshura, intensive. Dëshmi për këtë janë tekstet e Samuel Beketit apo të Ivan Turgenievit. "Koha e dashurisë" është shkruar në afërsi me to. Ky tregim siguron lidhjen me romanin e fundit të madh biografik të veprës së Kadaresë "Muzgu i perëndive të stepës", sepse ai shërben si rrip lidhës midis rinisë së hershme në Gjirokastër dhe kohës së studimeve në Moskë 1959-1960.

Të dhëna

Faqe128
ISBN9928-186-87-4
Titulli origjinalOnufri
Viti i Botimit2015
Tipi i publikimitLibër