I ri Shenime minimale Shiko më të madhe

Shenime minimale

Meri Dishnica BO0524

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Meri Dishnica vjen me nje tufe esesh reflektuese per kohen tone dhe raportin me individin.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas më shumë se një dekade nga libri i saj i parë me poezi, krijuesja Meri Dishnica vjen me një përmbledhje skicash (vinjetash) eseistike që me guxim iu shmangen temave të lehta të pseudoqytetërimit e të modave të përkohshme. Prirja drejt mendimit të thellë mbi preokupimet e mëdha të qenies njerëzore sot e bën autoren të ngjitet drejt formimit të vet, e pavarur dhe origjinale.

Këto ese, ashtu si edhe filmat e saj me metrazh të shkurtër, shfaqin një krijuese të mirorientuar në një botë të çorientuar, një udhëtare që ecën (shpesh vetëm) drejt artit serioz, përmes një bote personale të trazuar meditative.

Përmes temave të tilla, si raportet mes harresës dhe kujtesës, mes mirëqenies materialiste dhe shpirtit, mes zhvillimit të teknologjisë dhe (pa)lumturisë së njeriut, mes konsumizmit dhe intelektualizmit, e që në fakt janë temat e përjetshme të filozofisë, që nga Rig Veda, Greqia e Lashtë e deri te ditët e sotme e do të vazhdojnë të jenë preokupimet e brezave që do të vijnë, Meri synon të komunikojë me lexuesin që ka interes për krijimtarinë serioze dhe autentike, të thellë e larg klisheve fanfareske. 

Nëse ky lexues dhe autorja do të kenë fatin ta njohin njëri-tjetrin, kënaqësia trazuese do të jetë e dyfishtë.

Rudolf Marku

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë