Paula Shiko më të madhe

Paula

Isabel Allende BD0557

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur.

Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305544

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Paula ka lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, ku edhe punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.

Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton dhe shkon t'i rrijë pranë së bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan "për të trembur vdekjen", siç pohon ajo. Përdor magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku përreth Paulës të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme. Ata, të gjithë së bashku dhe me kujtimet e secilit, formojnë një zinxhir njerëzor që do ta mbajë Paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim tronditës plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive...

Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllte sytë më 6 dhjetor 1992) që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg prej andej, po e dëgjon.

Nuk mund të ketë ndarje përfundimtare, përderisa ekziston kujtimi.

Lamtumirë Paula-grua!

Mirë se vjen, Paula-shpirt!

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe368
ISBN9789994305544
Titulli origjinalPaula
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmik Kasoruho
RomanPsikologjik