I ri Pylli i pigmejve Shiko më të madhe

Pylli i pigmejve

Isabel Allende A-005874

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman mbyll trilogjinë “Kujtimet e Shqiponjës dhe Jaguarit”, të cilat nisën me Qytetin e Shtazëve, vijuan me Mbretërinë e Dragoit të Artë dhe Pyllin e pigmejve.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306237

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Pasi përshkuan pyjet e Amazonës, majat e Himalajës dhe përballuan një mijë prova, tanimë Nadia dhe Aleksandri ndodhen në zemër të Afrikës së zezë, ku do të shpëtojnë popullin e pigmejve.

Ata udhëtojnë bashkë me gjyshe Kejtin, së cilës redaksia i ka caktuar detyrën për të shkruar një reportazh të rëndësishëm. Ndërkaq, në Najrobi, Aleksi dhe Nadia takojnë një falltare që i paralajmëron për një rrezik të afërt.

Kur tashmë puna është duke përfunduar, hyn në skenë vëlla Fernandoja, një misionar që po kërkon dy shokët që kanë humbur në një rajon të paarritshëm. Vëlla Fernandoja i bind Kejtin dhe të tjerët që ta shoqërojnë për në Ngoube, vendmbërritja e mundshme e dy misionarëve.

Aty e kuptojnë se në pyllin tropikal afrikan, gjuetia e paligjshme e elefantit dhe e kafshëve të tjera të egra tërheq mercenarë të paskrupullt. Të këqijtë tani janë shefat e Vëllazërisë së Leopardit: komandant Mbembeleja, magjistar Sombeja dhe mbret Kosongoja që ka skllavëruar fisin e pigmejve.

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me ndihmën e shpirtit të mbretëreshë Nana- Asantes, do të arrijnë t’i çlirojnë nga skllavëria. E po kështu do të bëhet e mundur edhe paqja midis pigmejve dhe fiseve të tjera.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe244
ISBN9789994306237
RedaktoriSejdin Cekani, Klodiana Metani
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
RomanSagë&Histori