I ri Grate e shpirtit tim Shiko më të madhe

Grate e shpirtit tim

Isabel Allende BD0645

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me lehtësi dhe ironi, Isabel Allende rievokon çaste të së shkuarës dhe ndalet në të tashmen për të na treguar arsyet e feminizmit të saj. Autorja niset nga origjina, nga fëmijëria dhe nga adoleshenca e saj, të kaluara në kornizën e një strukture të rreptë patriarkale.

Më shumë detaje

1087 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306961

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Instinkti i rebelimit është njëfarë reagimi i natyrshëm ndaj maskilizmit mbisundues, që bën të lindë tek ajo prirja që në rrjedhën e viteve e çoi të rreshtohej gjithnjë me të dobëtit, të mënjanuarit dhe të gjitha gratë që ende luftojnë për emancipimin.

Isabela na tregon etapat e rrugëtimit të saj, duke filluar nga arritja e pavarësisë ekonomike, marrëdhëniet mes sekseve, biografinë e saj sentimentale dhe profesionale.

Dhe pastaj mosha e tretë, atë çka do të thotë për të, grua plotësisht e çliruar dhe e bindur që modelet e imponuara çojnë në një formë paragjykimi kundër pleqërisë jo të ndryshme nga qëndrimet seksiste dhe raciste. “Nuk e teproj kur them se jam feministe që në moshën e kopshtit”, - thotë autorja, Isabel Allende

Të dhëna

Faqe182
ISBN9789994306961
RedaktoriKlodiana Metani
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
RomanPsikologjik