Cmim i reduktuar! Fletorja e Majës Shiko më të madhe

Fletorja e Majes

Isabel Allende BD0547

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Isabel Allende rrëfen sërish jetën e një femre guximtare në një roman që përballon me delikatesë të madhe marrëdhëniet njërëzore: miqësitë e pakushtëzuara, historitë e njëmendta të dashurisë si dhe ato më të padukshmet, dashuritë e adoleshencës dhe ato që zgjasin një jetë.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305292

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpërndarësit e drogës dhe agjentët e FBI-së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çiloes. Në këta ishuj të largët në jug të Kilit, në atmosferën e një jete të thjeshtë që përbëhet nga perëndime të mrekullueshme, vlera të forta dhe respekt të ndërsjellë, Maja mëson të njohë veten dhe të rizbulojë tokën e saj të origjinës, zbulon të vërteta të fshehura dhe, në fund, gjen dashurinë. Në këto faqe ndërthuret rrëfimi i gjallë i historisë së vështirë që e ka çuar në ata ishuj, një jetë e përbërë nga mënjanimi dhe degradimi, vetmia dhe shoqëri të këqija, në të cilat është rrokullisur pas vdekjes së gjyshit shumë të dashur.


Një ritëm i ngutshëm, një prozë që s'ka iluzione për një rrëfim të madh që ngjyhet me "noir", galeria e jashtëzakonshme e radhës e femrave me vullnet të fortë dhe meshkujve të aftë të dashurojnë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe364
ISBN9789994305292
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj