Bemat e Qerosit Shiko më të madhe

Bemat e Qerosit

Myslym Baburi BUE026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër jo vetëm interesant, i shkruar thjesht dhe me siguri, nga anekdotat popullore dhe nga jeta e përditshme, duke ruajtur masën, në formë të kursyer, intriguese dhe që shkakton drithërimën e së qeshurës. Bëmat e Qerosit dhe të tjerë me autor Myslym Baburin është një punë serioze dhe një botim i nivelit të lartë, duke iu përgjigjur mirë njëri-tjetrit.

Më shumë detaje

216 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN978-99956-27-98-0

800 Lekë

Minimumi i sasisë për librat e porositura është 11111

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri Bëmat e Qerosit dhe të tjerë është një prezantim i këndshëm dhe tërheqës. Histori të reja të thurura në stilin e humorit popullor, histori interesante dhe plot humor, ngjarje të treguara me kripë e piper, duke sjellë në skenë edhe personazhe të njohur të humorit shqiptar. Qerosi është mjaft shqiptar, personazh i përrallave popullore, tanimë të sjella edhe në formën e anekdotave. Duke mbajtur lart të qeshurën, thesarin popullor të folklorit, tregimin, narracionin, karakteristikat e të rrëfyerit popullor dhe shmangien e përsëritjeve, të zgjatjeve, si dhe sjelljen pranë të befasisë e bën atë një libër të veçantë. Është pikërisht kjo që e mban lart humorin dhe e shtyn atë të bëhet tejet i kërkuar. E kërkon kështu interesi i harmonisë së anekdotave, i batutës, i përgjigjeve të shkathëta dhe i qëndresës aktive të personazheve, duke u bërë të kohës dhe që të mbeten në mendje. Në qendër të librit është Qerosi, i cili vepron në një terren të vështirë e në bashkëpunim me personazhe të tjerë, që nga Nastradini e deri tek personalitete realë të mjedisit e të humorit shqiptar, që tingëllojnë histori të vërteta dhe të formatit mjaft domethënës realist. Libri vjen jo vetëm si një thesar i paçmueshëm i popullit shqiptar, por edhe si një libër që të mban peshë me zgjidhjet e situatave në një formë krejt të veçantë, atë të humorit.

Të dhëna

Faqe162
ISBN978-99956-27-98-0
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë