I ri I ri Lumturia e ujkut Shiko më të madhe

Lumturia e ujkut

Paolo Cognetti BD0817

Libër i ri

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307296

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në përmbyllje të një marrëdhënieje të gjatë, Faustoja kërkon strehë mes shtigjeve të rrahura kur ishte fëmijë. Në Fontana Fredda takon Babetën, edhe ajo ikur nga sytë këmbët prej Milanos shumë kohë më parë, që i propozon të nisë punë si kuzhinier në restorantin e saj mes skiatorëve të pistës së vogël dhe punëtorëve të teleferikut. Silvia është aty për të shërbyer në tryeza, dhe ende s'e di nëse mali është shtrofulla për t'u fshehur gjatë dimrit, apo një dëshirë afatgjatë, nëse herët a vonë do ta gjejë rrugën e vet dhe nëse është e gatshme ta kryqëzojë me atë të Faustos. Është pastaj edhe Santorsoja, largpamës dhe qejfli i gotës, që zbulon se i kishte hyrë në zemër ai ardhacak punëmbaruar, që dinte të ecte gojëkyçur si një malësor. Ndërkohë që gatuan për borëpastruesit që dimrit ngjeshin pistën dhe për druvarët që verës vijnë aromë pylli duke ngritur stiva drush, Faustos i kthehet sërish shija e gjërave dhe kënaqësia e përkujdesjes për të tjerët, shijon dëshirën e trupit dhe shkrehjes së plotë. Pavarësisht në ekziston apo jo, vendi i lumturisë, ai e ndien se është bash aty ku duhet të jetë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe175
ISBN9789994307296
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë