Drita midis oqeaneve Shiko më të madhe

Drita midis oqeaneve

M. L. Stedman BUE133

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jam bija që gjithnjë ke dëshiruar. Tani ti je nëna ime. Dhe askush s'do ta marrë vesh. ?farë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar? Është e vërtetë që ndonjëherë njerëzve mund t'u duken e njëjta gjë

Më shumë detaje

116 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët398

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Izabelës i pëlqen pa masë drita e farit midis oqeaneve, që ndriçon netët. Dhe adhuron mëngjeset rrëzëllitëse, me agun qumështor që zbardh aty më parë se gjetiu, thuajse ai far të ngrihet si qendra e botës. Ndaj dhe çdo ditë zbret brigjeve shkëmbore dhe tret vështrimin një çast mes blusë, ku dy oqeanet, ai austral dhe ai indian shtrihen si një qilim i pacak. Aty, në ishullin e largët e të ashpër, të banuar vetëm prej saj dhe të shoqit, Tomit, rojës së farit, Izabela kurrë s'ka ndier frikë. Është mësuar me heshtjet e gjata dhe rropamën shurdhuese të detit. Por, këtë mëngjes, një klithmë e mprehtë therëse si fluturim pulëbardhash, çan befas qetësinë e mëngjesit. Ajo klithmë, që fati e desh t'ua ndryshonte jetën përgjithnjë, është e qara e mekur e një vogëlusheje, e gjetur në kuvertën e një barke të përplasur pas shkëmbinjve nënujës, bashkë me kufomën e një të panjohuri. Për Izabelën, vogëlushja pa emër është dhurata më e madhe që i ka bërë oqeani. Është bija që ka dëshiruar ngaherë, dhe do të jetë e saja. Askush s'do ta marrë vesh, mjaft që të thyejë një rregull. Mjafton që Tomi të mos lajmërojë autoritetet për mbytjen e anijes, kështu që askush nuk do të vijë kurrë ta kërkojë. Shumë shpejt ajo krijesë plot gjallëri dhe ngaherë e etur për përkujdesje, bëhet drita e jetës së tyre. Vetëm se çdo dritë krijon hije. Dhe ajo hije fsheh një sekret të rëndë si gur mulliri, më i zymtë se çdo rrymë dhe stuhi që Tomi ka ndriçuar ndonjëherë me farin e vet. Sepse në stere, mes njerëzish, është një grua që ende shpreson. Një grua e pezmatuar, por e vendosur. Kjo është një histori që zbulon çka është e drejtë dhe çka është e gabuar dhe se si shpesh këto duken e njëjta gjë. Ky është romani i një nëne, i një ati dhe bijës së tyre të fshehtë. Kjo është pika ku puqet dashuria dhe faji, për të mos u ndarë kurrë më.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët398
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiAgim Doksani